Sociale
Pandemia/ Këshillim psiko-social për fëmijët e arsimit parashkollor dhe me aftësi ndryshe në Durrës
/ATSH/ -Fëmijët e grupmoshës 3–6 vjeç të arsimit parashkollor përfshirë këtu dhe fëmijët me aftësi ndryshe në Durrës përfituan nga këshillimi psikosocial përmes platformës online “Unë të dëgjoj” për të përballuar sa më lehtë situatën e krijuar nga masat e marra prej pandemisë COVID-19.
Në edicionin e katërt të “Konkursit të Praktikave të Mira, 2020”, Bashkia Durrës konkurroi me praktikën “Unë të dëgjoj”.
Në kuadër të situatës së krijuar në vend nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave për të përballuar sa më mirë këtë situatë, Bashkia Durrës dhe Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Durrës (ZVAP), me mbështetjen teknike të Projektit “Bashki te Forta”, lançuan linjën e këshillimit psiko-social përmes paltformës online “Unë të dëgjoj”.
Ofrimi i këtij shërbimi psiko-social erdhi si një nevojë e menjëhershme gjatë kohës së pandemisë për fëmijët e grup-moshës 3 – 6 vjeç të arsimit parashkollor përfshirë këtu dhe fëmijët me aftësi ndryshe.