Lifestyle
Pandemia nuk e ndal traditën e ‘Natës së Bardhë’ Këtë fundjavë do ta gdhijmë online
Për herë të parë koncerti i “Natës së Bardhë” nuk do të mbahet në shesh për shkak të situatës së pandemisë. Deri në vitin e kaluar ishin qindra njerëz që mezi prisnin të festonin më artistët e tyre të preferuar ose të argëtoheshin në lokalet e jetës së natës. Tashmë ato janë të mbyllura dhe koncertin mund ta ndiqni nga shtëpia të dielën në mbrëmje nga ora 18:00-20:00.
Sikurse është shndërruar në një risi në muajt e fundit, publiku do të mund t’i ndjekë artistët live përmes rrjeteve sociale. Artistët që do të marrin pjesë në këtë koncert janë Dafina Zeqiri, Soni Malaj, Mr.Elvis, Kastro Zizo, West Side Family dhe Stine.
“Kjo është diçka shumë e rrallë që nuk është bërë ndonjëherë. Janë 15 bateristë që me 28 nëntor, do të interpretojmë vijën melodike të Himnit të Flamurit me groove. 15 tinguj baterie që bëhen bashkë. Sigurisht do të respektojnë distancat dhe masat e AntiCovid.Ishte parashikuar të bëhej me 45 bateristë por për shkak të situatës e reduktuam me 15 numrin e tyre”, thanë në “Wake Up” organizatorët Ergys Myftari, baterist dhe Marjo Deda, Drejtues i Orkestrës.