Connect with us

Ekonomi

Pandemia nuk ndikon në sektorin e ndërtimit, shitjet shënuan rritje vjetore me 16% në 3-mujorin e tretë

Sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, në sektorin e ndërtimit volumet e shitjeve shënuan rritje vjetore në mbi 16% dhe gjithashtu oferta ishte 14% më e lartë se vitin e kaluar në tremujorin e tretë 2020. Sektori i ndërtimit zë 9% të PBB-së.

Më dobët këtë periudhë ka qenë ecuria e sektorit të industrisë , në të cilin kanë pësuar rënie shitjet, prodhimi, numri i të punësuarve dhe pagat.

Indeksi i shitjeve neto në volum për sektorin e industrisë shënoi rënie 3,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rënie me 1,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 10,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe gjithashtu fondi i pagave shënoi rënie 8,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit indekset e treguesve, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019, teksa prodhimi shënoi rritje me 2,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0,2% dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rënie vjetore me 12,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2020 shënuan rritje të shitjeve me 3,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rritje 0,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje vjetore dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në sektorin e ndërtimit, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 16,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje me 14,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,2%, dhe fondi i pagave shënoi rritje 2,7%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.

Sektori i prodhimit nuk ju nënshtrua masave kufizuese edhe në kulmin e karantinës, duke e amortizuar pak krizën në këtë sektor sidomos në drejtim të punësimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Monitor/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *