Connect with us

Rajon

Panik në klasë/ 14-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital pas sfidës në TikTok

Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi i ka rënë të fikët pas një “sfide” online që ka bërë me shokët e klasës.

Sipas ankesës së një prindi, 14-vjeçarja së bashku me shokët e saj të klasës kishin marrë pjesë në një sfidë në TikTok.

Siç ka raportuar babai i nxënëses për Protothema.gr, të miturve iu është dashur të mbanin frymën për një kohë të gjatë, për pasojë 14-vjeçares i ka rënë të fikët dhe është dërguar në spital.

“Po luanin një ‘lojë’ që panë në TikTok, vajzës i ra të fikët dhe shkoi në spital me ambulancë. Shpresoj që t’i ndërgjegjësojnë fëmijët dhe të bëhen seriozë sepse këto gjëra janë të rrezikshme. Situata ka dalë jashtë kontrollit, bëjnë atë që shohin në rrjetet sociale”, tha ai.

Sipas tij, në këtë shkollë të mesme nuk ka pasur një incident të ngjashëm, ndërsa pak orë më vonë drejtoria e shkollës u ka dërguar një email prindërve.

Advertisement