Connect with us

Bota

Panik në Parlamentin Europian/ Eurodeputetja shokon sallën: Do sjell një prift, që të largojë djajtë nga këtu

Eurodeputetja rumune Diana Șoșoacă i befasoi të gjithë në sallën e Parlamentit Europian me deklaratën se do të sjellë “një prift për të larguar djajtë prej andej”.

Liderja e çuditshme e ekstremit të djathtë rumune S.O.S. Partia e Rumanisë, së fundmi u zgjodh në mandatin e saj të parë si eurodeputete.

Ish ligjvënësja e dhomës së lartë të parlamentit në vendin e saj, fitoi famë në Rumani për qëndrimet kundër emigracionit dhe kundër vaksinave kundër COVID-19, si edhe me sjelljen e saj përçarëse në legjislaturën e Bukureshtit.

Advertisement