Bota
Papa Françesku bën thirrje: Armët nuk sjellin paqe
Papa Françesku, duke folur para besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit, iu referua sërish sot në mesditë zhvillimeve dramatike në Lindjen e Mesme.
“Çdo ditë, mendimet e mia shkojnë në situatën shumë të rëndë në Izrael dhe Palestinë. Unë qëndroj me të gjithë ata që vuajnë, palestinezë dhe izraelitë. Në këtë kohë të errët, ju përqafoj dhe lutem për këta njerëz. Le të heshtin armët. Nuk do të sjellin kurrë paqe. Dhe mos zgjeroni konfliktin. Mjaft vëllezër!”, tha ai
Duke iu referuar në veçanti situatës në Gaza, Françesku shtoi:
“Në Gaza, le të jepet ndihma e menjëhershme për të plagosurit, le të mbrohen civilët, le të dërgojmë qartë më shumë ndihma humanitare për këtë popullsi të rraskapitur. Le të lirohen pengjet, mes të cilëve ka kaq shumë gra dhe fëmijë. Çdo person, I krishter, çifut, mysliman, nga çdo popull apo fe, çdo njeri, në sytë e Zotit është i shenjtë dhe i çmuar. Ai ka të drejtë të jetojë në paqe. Mos e humbim shpresën. Le të lutemi dhe të punojmë pa u lodhur që ndjenja e njerëzimi mund të mbizotërojë mbi analgjezinë e zemrave.”