Bota
Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik pas daljes nga spitali

Papa Françesku është shfaqur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me një karrocë me rrota për të përshëndetur turmat, të cilët e pritën me brohoritma. Kjo ishte dalja e parë zyrtare publike e Papës që kur doli nga spitali dy javë më parë. Papa Françesku, 88 vjeç, kishte kaluar pesë javë në spitalin Gemelli të Romës, teksa po trajtohej për pneumoni të dyfishtë.
“Në ditën e jubileut të të sëmurëve dhe botës së shëndetësisë, i lutem Zotit që kjo prekje e dashurisë së tij të arrijë tek ata që vuajnë dhe të inkurajojë ata që kujdesen për ta. Lutem edhe për mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët jo gjithmonë ndihmohen të punojnë në kushte adekuate dhe ndonjëherë janë edhe viktima të agresionit”, ishte mesazhi që ndau Papa 88-vjeçar.
Françesku zakonisht ofron një lutje javore të mesditës në Sheshin e Shën Pjetrit të dielave. Por ai nuk ka mundur ta bëjë këtë që nga 9 shkurti, para se të shkojë në spital. Ai u pranua në Gemelli më 14 shkurt për një periudhë të bronkitit që u zhvillua në pneumoni të dyfishtë.

