Connect with us

Bota

“Papa i ri?”/ Trump “mësyn” Vatikanin: Dua të jem unë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë batuta me Koklavën duke u shprehur se zgjedhja e tij për Papën e Ri është ai vetë. Më pas, ai tha se në New York është një kardinal që mund të drejtojë shumë mirë Vatikanin, duke iu referuar Kryepeshkopit Timoti Dolan.

“Preferenca për Papë? Dëshiroj që unë të jem Papë, kjo do të ishte zgjedhja ime e parë. Nuk e di. Nuk kam ndonjë preferencë. Por më duhet të them se ne kemi një kardinal që gjendet në një vend të quajtur Nju Jork që është shumë i mirë. Por të shohim se çdo të ndodhë”, tha Trump.

Ndërsa, kardinali Gregorio Rosa Chavez u shpreh se priten shumë surpriza gjatë Konklavës, por secili në zemrën e tyre e ka një listë me kandidatë.

“Të gjithë në zemrat e tyre e kanë një listë me kandidatë”, theksoi kardinali Gregorio Rosa Chavez që shton se “mungon ende emri dhe stili, por drejtimi është i qartë tashmë”. Konklava, shpjegon ai, është mjaft e hapur dhe mund të kemi surpriza, siç ka ndodhur gjithmonë në historinë e Kishës.

Konklava sekrete për zgjedhjen e Papës do të mblidhet në Vatikan më 7 maj. Procesi për zgjedhjen e liderit të ri të Kishës Katolike botërore do të zgjasë maksimumi 3 ditë. Rreth 135 kardinalë, të gjithë nën moshën 80 vjeç dhe nga e gjithë bota, janë të kualifikuar për të marrë pjesë në konklavë dhe për të vendosur se kush duhet të jetë udhëheqësi i ardhshëm i Kishës me 1.4 miliardë anëtarë.

Çdo kardinal ka një copë letre në të cilën shkruan emrin që dëshiron, e palos vertikalisht dhe e mban lart që ta shohin të gjithë. Një nga një shkojnë në altar dhe thonë me zë të lartë: “Testor Christuum Dominum, qui me iudicaturus est, me eumelectare, quiam secundum Deum iudico eligi debene” (“Unë e quaj Krishtin Zotin si dëshmitar, që do të më gjykojë, që i jap votën time atij që, sipas Zotit, e konsideroj se duhet të jetë i zgjedhur”). Fletëvotimi vendoset në një kuti votimi. Me fillimin e numërimit, fletët e votimit vendosen në një kupë tjetër. Numërimi i votave kryhet duke recituar me zë të lartë emrat e të zgjedhurve dhe çdo votë regjistrohet në një regjistër. Formularët shqyrtohen nga tre kardinalë përpara se të digjen në një sobë. Nëse del tym i zi, nuk ka papë, nëse është i bardhë, ka! Por për këtë proces kërkohen dy të tretat e votave. I zgjedhuri, pasi ka dhënë pëlqimin, është Papa i ri i Kishës Katolike.

Advertisement