Connect with us

Bota

Papa Leone thirrje për paqe në Lindjen e Mesme: Jepini fund barbarisë së luft’ës në Gaza

Në një mesazh të fuqishëm të dielën pas lutjes së Engjëllit, Papa Leo XIV përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund “barbarisë së luftës” në Gaza, ndërsa shprehu dhimbjen e thellë për sulmin izraelit ndaj kishës së vetme katolike në Gaza, ku humbën jetën tre civilë të pafajshëm.

Ati i Shenjtë lexoi me zë të lartë emrat e viktimave të sulmit të ndodhur të enjten – Saad Issa Kostandi Salameh, Foumia Issa Latif Ayyad dhe Najwa Ibrahim Latif Abu Daoud – duke theksuar se “pas çdo viktime qëndron një histori dhe një familje që nuk duhet harruar”.

Papa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë ligjin humanitar, të mbrojë civilët dhe të ndalojë ndëshkimin kolektiv, përdorimin pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me dhunë të popullsive.

Advertisement