Bota
Papa Leoni XIV kritikon politikën nacionaliste në Meshën e së Dielës: Nuk ka vend për paragjykime

Papa Leoni XIV ka kritikuar ashpër daljen në skenë të lëvizjeve politike nacionaliste dhe mendësinë e tyre përjashtuese, pa përmendur vende apo udhëheqës konkretë. Gjatë meshës së kremtuar të dielën në Sheshin e Shën Pjetrit, në prani të dhjetëra mijëra besimtarëve, Papa Leoni XIV, u lut që Zoti të “hapë kufijtë, të shembë muret dhe të zhdukë urrejtjen”.
“Nuk ka vend për paragjykime, për ‘zona sigurie’ që na ndajnë nga fqinjët tanë, as për mendësinë përjashtuese që, fatkeqësisht, po shfaqet edhe në nacionalizmat politikë,” u shpreh kreu i Kishës Katolike.
Meshën e së dielës, Papa Leoni XIV e mbajti me rastin e Rrëshajëve (Pentekostisë), një prej festave më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Papa Leoni XIV, i zgjedhur më 8 maj në krye të Kishës me 1.4 miliardë besimtarë, pasoi Papa Françeskun e ndjerë. Ai njihej më parë si Kardinali Robert Prevost.
Para zgjedhjes si papë, Prevost kishte shprehur kritika publike ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe zëvendësit të tij, JD Vance, përmes postimeve në rrjetin social X (ish-Twitter), ku shprehej kundër politikave të tyre. Edhe paraardhësi i tij, Papa Françesku, ishte një kritik i hapur i Trumpit

