Connect with us

Bota

Paqe?…Moska kërkon negociata

Moska kërkon negociata mbi hartën aktuale të luftës

Pas urdhërit për tërheqje nga Kherson dhe zhvendosjen e tyre në bregun e majtë të lumit Dnieper, lëshuar nga Ministri rus i Mbrojtjes, Serghiei Shoigu, lufta në Ukrainë shënon një pikë kthese, e cila përforcon ambiciet e Kievit për kundërofensivë në jug.

Enturazhi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky po e sheh situatën me kujdes dhe mosbesim, por nëse plani i Moskës rezulton real, kjo do të ishte një goditje serioze, pasi humbet të vetmit kryeqytet rajonal të pushtuar që nga fillimi i konfliktit. Fushata ukrainase për të rimarrë Kherson, pavarësisht nga një ngadalësim në javët e fundit, ka prodhuar rezultate të rëndësishme, duke prerë linjat e furnizimit për trupat ruse.

Gjithsesi ka shenja se Moska ka vendosur seriozisht të heqë dorë nga Kherson. Duke filluar me më shumë se njëqind e dhjetë mijë civilë që autoritetet pro-ruse kanë detyruar të evakuojnë nga rajoni, përballë offensives ushtarake në rritje të ukrainasve. Dhe vetëm për të ngadalësuar forcat e Kievit, rusët kanë hedhur në erë ura të shumta, të paktën pesë. Në të njëjtin mendim duket se është edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sipas të cilit “Rusia e ka humbur nismën ushtarake” dhe për këtë arsye “u detyrua të heqë dorë nga territori”.

Ditët e ardhshme ndoshta do të tregojnë se cili do të jetë qëllimi i vërtetë i deklaratave të Shoigut, por një ogur i errët i humbjes në këtë front po ndodh. Humbja e Khersonit, për Vladimir Putinin, do të ishte e barabartë me humbjen e një rajoni strategjik në kufi me Krimenë. Me pak fjalë, po lihet zbuluar krahu i gadishullit të aneksuar në vitin 2014, të cilin ukrainasit e kanë treguar tashmë me sulme të shumta se duan ta rimarrin.Nuk është për t’u habitur që në këtë fazë hapja e Moskës për dialog me Kievin po ‘bërtet’. Përmes zëdhënëses se ministrisë së jashtme Maria Zakharova, Moska tha se mund të nisin negociatat, mbi bazën e situatës aktuale në terren.

Advertisement