Connect with us

Bota

“Paqja, në udhëkryq”/ Ministri i Jashtëm gjerman: Shumë shtete janë gati të njohin Palestinën

Gjermania ka kritikuar Izraelin duke thënë se ‘po e gjen veten gjithnjë e më shumë në pozicion minoriteti’

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul tha se rajoni dhe procesi i paqes janë në një udhëkryq.

Në dritën e kërcënimeve të hapura për aneksim nga pjesë të qeverisë izraelite, një numër gjithnjë e në rritje vendesh – përfshirë shumë në Evropë – janë të gatshme të njohin një shtet palestinez edhe pa një proces paraprak negociatash. Gjermania, për shkak të përgjegjësisë sonë të veçantë ndaj Izraelit, nuk mund dhe nuk duhet të mbetet e paprekur.”, u shpreh ai.

Ëadephul tha se Gjermania do të vazhdojë të këmbëngulë për lirimin e pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit. Sakaq bëri thirrje se Izraeli duhet të rivendosë korridoret humanitare për ndihmën shumë të nevojshme, meqenëse dërgesat e ndihmave nga ajri janë të pamjaftueshme.

Presioni perëndimor

Vizita e tij në Izrael vjen në një kohë kur Izraeli po përballet me presion në rritje për shkak të krizës së urisë në Gaza.

Tre vende të G7-ës kanë njoftuar tani planet për të njohur shtetin e Palestinës – Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja.

Ndërsa Gjermania e vonoi marrjen e këtij vendimi, ajo tha se procesi për ta bërë këtë duhet të fillojë tani.

Advertisement