Connect with us

Kronike

Para 13 vitesh qëlloi të riun 13 herë me thikë/ Kush është djali i policit me të shkuar kriminale që u përfshi në sherrin në Korçë

Petrika Ropi është një nga personat e përfshirë në sherrin masiv në Korçë mbrëmjen e djeshme. Nga sherri masiv në lokal për motive të dobta, 2 persona kanë mbetur të plagosur me thikë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Por kush është Pertika Ropi?

Nga një kërkim që Dosja.al bëri, del që emri i Petrika Ropit nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Kjo pasi në vitin 2022, Ropi plagosi një të ri 13 herë me thikë në zonën e Pazarit në Korçë. Bledar Asllani, i cili u qëllua pa mëshirë 13 herë, e ka denoncuar rastin në emisionin Fiks Fare, pasi nuk është marrë asnjë masë për autorin.

U përfshi në sherrin masiv në Korçë, kush

Bledar Asllani

Sipas denoncimit të Asllanit, Petrika endej i lirë në rrugët e qytetit edhe pse e masakroi atë me thikë, pasi ka babain efektiv policie.

Autori lëviz i lirë, kurse unë jam ende në spital. Dyshoj se e mbrojnë, se ai ka babanë polic. Babai i tij quhet Arqile Ropi, është inspektor zone. Kërkoj që të veprohet, pasi edhe mjeko ligjori erdhi dhe vetëm sa më pa. Asnjë gjë më tepër. Autori lëviz i lirë, s’ka asnjë masë, megjithëse me qëlloi 13 herë me thikë” përfundoi Bledari.

Advertisement