Connect with us

Shkrime

Para 21 Janarit, ndëshkimet e tjera për Berishën janë si kafetë e Nexhmijes

Nga Mero Baze

Gjykata e Strasburgut i ka bërë një vlerësim thelbësor mosndëshkueshmërisë për rastin e 21 janarit, duke trajtuar rastin e Aleks Nikaj, të vrarit të katërt të 21 Janarit, tek vrasja e të ciklit ndërthuren, vrasja politike, prishja e qëllimshme e provave duke ndërruar tytën e pistoletës nga vet Garda si dhe dyshimet për implikime personale të drejtuesit të Gardës.

Nëse për gjithë 21 Janarin, Sali Berisha ka përgjegjësi direkt, për hapjen e zjarrit mbi demonstrues të paarmatosur dhe të parrezikshëm në momentin që po largoheshin, për pengim të hetimeve duke mos dorëzuar oficerët e gardës për hetim dhe për prishje të provave në vendin e krimit duke fshirë fishekët nga oborri dhe fshirje të serverit të kryeministrisë, për Aleks Nikën ka dhe një provë tjetër shtesë, atë të ndërrimit të tytës së pistoletës për të mos u njehsuar me plumbin e gjetur në trupin e tij.

Pra kemi një sër aktesh të vetëdijshme për prishje provash pengim hetimesh dhe mbi të gjitha urdhër për zjarr, që lidhen direkt me Sali Berishën, të cilat nuk janë hetuar kurrë. Madje rasti i Sali Berishës si një kryeministër i përshirë direkt në një ngjarje kaq kriminale, me sfond politik, mund të jetë i vetmi në botë, ku autori i krimit nuk është thirrur as për ti marrë dëshmi për atë që ka ndodhur.

Kur hetohet Sali Berisha për favorizimin e vajzës së tij për të marr klubin Partizani dhe për të përfituar disa hallka të privatizimit dhe përmes kapjes së shtetit, kemi parasysh që jemi përball të një fenomeni të vjedhjes me ligj.

Vjedhja me ligj nënkupton një kryeministër të kapur nga familja që bën ligje dhe VKM që ndihmojnë familjen e tij të pasurohet. Në finale familjarët e tij kanë përdorur ligjet e babait për tu bërë milioner. Kjo është kapje shteti dhe për këtë po hetohet.

Kur hetohet Sali Berisha për rastin e Gërdecit kemi të bëjmë po me kapje shteti. Djali i ka kërkuar babait disa VKM që kalojnë biznesin e demontimit në duart e djalit dhe shokëve të tij dhe ia i ka bërë të gjitha që dhe djali të vjedh me ligj. Në fund ajo histori ka përfunduar tragjikisht me 26 të vdekur, por dhe mund të mos kishte përfunduar ashtu. Përsëri ishte krim, pasi ai nuk u nis të vriste 26 vet por të bënte miliona.

Por 21 Janari është krejt ndryshe nga historitë e pasurimit të djalit dhe vajzës së tij. 21 Janari nuk është vrasje me ligj.

21 Janari është vrasje kundër gjithë ligjeve dhe mbrojtje nga ndëshkimi duke shkelur të gjitha ligjet.

Sali Berisha i shpalli luftë Republikës, i shpalli luftë Presidentit duke e quajtur puçist, i shpalli luftë kryeprokurores duke e quajtur “lavire bulevardi”, u shpalli luftë katër gazetarëve duke iu quajtur puçist, dhe ngriti një komision hetimor qesharak që tu bënte gjyqin politik hetimeve të mundshme.

Ja arriti qëllimit pasi arriti të shmang hetimin e tij dhe të varros provat . Por nuk arriti të fshih gjurmët e krimit.

Refuzimi për të dorëzuar oficerët është i dokumentuar me shkrim.

Refuzimi për mos lejuar prokurorët në vendin e ngjarjes është i dokumentuar.

Refuzimi për të dorëzuar serverin atë ditë dhe pastaj fshirja natën e 21 janarit sipas ekspertizës amerikane është i dokumentuar.

Ndërrimi i tytës së armës që vrau Aleks Nikën është i dokumentuar.

Betimi i tij se do vriste jo 3 por tre mijë është i dokumentuar. Vullneti i tij politik për ti dal zot gjithë ngjarjes është i dokumentuar.

Dhe të gjithë këto janë kundër çdo ligji.

Tani vajzës së tij po i hetohen pasuritë dhe ja kanë marrë burrin në burg pse ka përdorur pushtetin babait për të vjedhur. Djali i tij po kërkon avokat se i ka ardhur dita të paraqitet bashkë me të në SPAK për pasuritë e tij të vëna nga pushteti i babait.

Por Sali Berisha akoma nuk është pyetur (dhe kjo nuk duhet harruar kurrë), akoma nuk është pyetur pse vrau më 21 Janar. Akoma shteti shqiptar nuk ka një dëshmi të vrasësit të vetdeklaruar pse ka vrarë. Dhe nuk ja ka marrë këtë dëshmi nga frika e pushtetit të tij në atë kohë dhe nga pazaret politike pas saj.

Tani Berisha është nën masa sigurie nga drejtësia për abuzim me pushtetin tek pronat e Klubit Partizani. Mund të merret po ashtu i pandehur dhe për historitë e tjera të korrupsioni. Por të gjitha këto janë një shaka para përgjegjësisë së tij direkte të vrasjes së qëllimshme në emër të pushtetit më 21 Janar.

Vrasjet nuk parashkruhen. Vrasjet e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës janë ende të vrarë të pahetuara për shkak të prishjes së provave prej tij.

Nëse ai dënohet pse bëri dhëndrin milioner dhe nuk dënohet pse ka lënë tetë fëmijë jetimë duke çuar në botën tjetër katër protestues, do të jetë një shaka e hidhur me historinë e pluralizmit shqiptar. Si shakaja e dënimit të Nexhmije Hoxhës për kafe, në një vend ku pushteti i saj kishte bërë gjëma.

OPINION

Fitorja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga Arber Cejku

Pas disa orësh Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të konfirmojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që u zhvilluan dje, por duket që nuk do të ketë surpriza nga ato të dhëna që janë publikuar deri tani. Mozaiku i forcave politike tashmë shihet i qartë dhe lirisht prej sot mund të nisë një analizë gjithpërfshirëse për gjithë procesin, para se të formatohet qeveria e re.
Fillimisht mund të themi se Maqedonia e Veriut, kaloi një test të suksesshëm të demokracisë elektorale. Në këtë arritje pozitive, një rol domethënës luajti faktori politik shqiptar, i organizuar në dy blloqe koalicioni para-elektoral, siç ishin “Fronti Europian”, i dominuar nga BDI dhe “VLEN”, të cilat zhvilluan nje fushatë zgjedhore intensive dhe europianiste dhe qytetare, pavaresisht disa retorikave apo emocioneve politike të pranueshme.
Edhe dy kandidatët për president nga këto subjekte, z. Bujar Osmani i “FE” dhe z. Arben Taravari nga VLEN, me llojin e garës që bënë dhe me gjuhën që përdorën, u dëshmuan si vlerë e shtuar e kontributit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Për fat të keq, edhe këtë herë Maqedonia e Veriut tregoi se votimet presidenciale apo parlamentare, i dikton vota etnike, e cila e dominon pluralizmin politik dhe nuk ndihmon në harmonizimin e alternativave dhe programeve, por udhëhiqet nga flamujt e etno-politikës…
Pavarësisht se analizën më të mirë për këto zgjedhje do ta bëjnë aktorët dhe faktorët, që morën pjesë në këtë proces dhe ekspertët e politikës, unë përfitoj nga rasti, që të bëj një ftesë publike sipas së cilës, rezultatet zgjedhore në RMV t’i shohim nga një këndvështrim pozitiv dhe t’i lexojmë ato si një fitore shqiptare! Kjo fitore specifikohet më tej nga numrat e dy grupimeve dhe në qasjen që do të kenë në raport me qeverinë e re.
Kjo fitore konsiderohet e tillë, nisur nga sprova që kaloi përgjegjësi kryesor i këtyre zgjedhjeve – Kryeministri Talat Xhaferri, si kryeministri i parë shqiptar në RMV dhe pavarësisht se ishte në krye të ekzekutivit, u përpoq të ruaj ekuilibra dhe të mos nxisë tensione.
Së dyti, dy kandidatët shqiptar për president (që në fakt duhet të kishte unifikim tek një figurë) nuk humbën për shkak të vlerave të tyre individuale, por u penalizuan nga ndarja etnike e votës dhe secili prej tyre do të ishte një president më i mirë se ajo që fitoi nga kampi opozitar maqedonas. Ata ishin fituesit moral të kësaj gare!
Drejtuesit politik të subjekteve elektorale, sidomos kreu i BDI-së, z. Ali Ahmeti, udhëhoqi me mençuri dhe urtësi një konglomerat grupimesh partiake dhe etnike, në kuadër të koalicionit “FE”, duke siguruar një fitore politike shumë të rëndësishme. Fronti Europian (FE) është grupimi i dytë parlamentar pas mazhorancës së VMRO-DPMNE dhe, pavarësisht zhvillimeve në vijim, ai dëshmoi një lidership me përvojë dhe do të mbetet edhe më tutje faktor kyç për zhvillimet politike në RMV si garanci e orientimit euro-atlantik dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (2001).
Po ashtu, drejtuesit e subjekte politike, në kuadër të VLEN, nga kushtet e vështira të opozitës, arritën një fitore historike, të cilën duhet ta ruajnë dhe ta përdorin për të mirën e shqiptarëve dhe të vendit ku jetojnë!
Edhe pse ata patën një udhëheqësi të vështirë kolektive dhe në mungesë të një lideri drejtues, siç FE e kishte zotin Ahmeti, përsëri arritën të zhvillojnë një fushatë elektorale dinjitoze dhe disavantazhin e mungesës së një lideri të fortë në grup, e kthyen në avantazhin e policentrizmit elektoral duke qenë aktiv në disa vende njëherësh duke konsideruar se secili lider subjekti anëtar i VLEN është i barabartë mes të barabartëve! Uroj që ky unitet dhe përgjegjshmëri politike të ruhet edhe në procesin e paralajmëruar të negociatave me Mickocskin. Natyrisht, nuk mohohet as ndikimi dhe mbështetja e dhënë nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili u shfaq shpesh si udhëheqës politik me korrespondencë i VLEN dhe ndoshta ai do të udhëzojë këtë subjekt edhe më tutje në proceset që janë para.
E lexuar nga këndvështrimi i numrave si shifër elektorale on block, vota e FE + VLEN shkon në 32 vende, në parlamentin me 120 anëtarë, duke dëshmuar një fuqi të madhe politike, që ka në dorë shumë më tepër se bashkqeverisjen me Mickovskin. Në çdo rast, ky numër është një lloj garancie për ta mbajtur Maqedoninë e Veriut në drejtimin euro-atlantik dhe larg retorikës nacionaliste, që u përdor në fushatën elektorale!
Nisur nga kjo platformë e leximit pozitiv të rezultateve zgjedhore, ftoj të gjithë politikanët shqiptarë, sidomos ato që kanë përgjegjësinë e lidershipit të subjekteve të caktuara, t’u bëjnë një ftesë të hapur strukturave dhe mbështetësve të tyre, që prej sot të bëhet një analizë me gjakftohtësi dhe në themel të sjelljes me kundërshtarët politik, të dominojë kultura qytetare, tradita shqiptare e pajtimit e bashkëpunimit – larg hakmarrjes dhe revanshizmit si dhe principet demokratike!
Sjelljet dhe retorikat agresive, kërcënimet, fyerjet, gjuha acaruese dhe përçarëse, nga kushdo që do përdoret, vetëm sa do ta gërryente këtë fitore, e cila është aty në parlamentin e ri të MV për t’u pëdorur për të mirën e qytetarëve dhe jo për interesa të vogla partiake e personale!
Këto nuk janë zgjedhjet e para dhe as të fundit në MV dhe humbja e thellë e LSDM-së, është pasqyra ku duhet të shohin të gjithë fundin që i pret, nëse abuzojnë me besimin e qytetarëve!
Gjithmonë ka kohë për të fituar, ashtu siç humbja nuk është fundi i botës! Përkundrazi, në momentin e daljes në opozitë, fillon beteja për t’u rikthyer në pushtet, ashtu si kundër në momentin që zë vend në qeveri, populli nis e mban shënim gabimet apo mashtrimet!
Ky sukses zgjedhor, kryesisht në kampin elektoral shqiptar në RMV, mendoj se duhet të shërbejë si platformë dialogu të brendshëm politik, në emër të interesave të qytetarëve dhe të shtetit!
Shfrytëzoj rastin t’u uroj suksese gjithë deputetëve të Frontit Europian dhe të VLEN-it, që sot me 9 Maj, në ditën historike të Europës së Bashkuar, të frymëzohen dhe udhëhiqen nga modeli i bashkëpunimit, dialogut dhe përfaqësimit më të mirë te atyre që i votuan! A. Ç
Continue Reading

Shkrime

Besëprerët e Perëndimit dhe Kosova e tradhtuar

“Kjo sjellje e Gjermanisë në mënyrë të çuditshme dhe e Francës në mënyrë të natyrshme, na bën me dije se shqiptarët duhet të luftojnë sërishmi për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e tyre.

Keni vënë re që e keqja njerëzve u vjen prej të njohurve dhe jo prej të panjohurve. Ai që të njeh i di dobësitë tua dhe peshon interesat e veta para sesa të të bëjë keq. Kjo po i ndodh edhe Kosovës me refuzimin për ta vënë në rend dite pranimin në Këshillin e Evropës. Pra, Kosova nuk është në axhendën e datës 17 maj. Kjo, sepse Fuqitë e Mëdha nuk pranuan të kalojë vendimi i Asamblesë Parlamentare të këtij Këshilli për shkak se kryeministri i Kosovës refuzoi krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në fakt nuk pranoi që pakoja e marrëveshjes së Brukselit të copëzohet në interes të palës serbe dhe që kalendari i Aneksit të Ohrit të ndryshojë. Pra, sepse Albin Kurti i përmbahet Marrëveshjes së shkurtit dhe aneksit të marsit 2023” – kështu ka shkruar në një opinion, professor doctor Enver Bytyçi, sipas të cilit, nga e gjithë kjo histori qytetari ka të drejtë të dijë disa të vërteta.

“E vërteta më e madhe ka të bëjë me faktin se disa Fuqi Perëndimore nuk e mbajnë fjalën. Në krye të tyre janë Franca dhe SHBA-të. Ndërsa Gjermania është shndërruar në vagon të lokomotivës franceze. Italia e Melonit të refugjatëve që i sjell në tokën arbërore jo e jo! Ajo dëshiron benefite politike nga kjo tokë, por nga ana tjetër e dhunon atë edhe politikisht dhe në integritetin e saj” – ka shkruar Bytyçi, duke shtuar se kjo e vërtetë ishte e pranishme prej kohësh.

“Kur Fuqitë e Mëdha heqin dorë nga fjala që japin, atëherë besimi shkërmoqet dhe po u shkërmoq besimi, nuk ka më as marrëdhënie miqësie. Kjo do të ndodh edhe me Kosovën. Mund të vijë dita e të mos bëjë punë më miti i çlirimit të saj nga miqtë amerikanë e evropiane.

Sepse nëse ajo u çlirua për t’u rikthyer nën Serbinë ose për ta shpërblyer atë me territore të Kosovës, atëherë ky lloj “çlirimi” shndërrohet në skllavëri” – ka theksuar Bytyçi duke potencuar:- Për ta ndëshkuar Kosovën vendet që e kanë njohur atë nuk i përmbahen marrëveshjes që vetë e sponsorizuan. Kur u nënshkrua marrëveshja e Brukselit në shkurt 2023, u tha se ajo ishte e sponsorizuar nga Franca dhe Gjermania. Kurti e pranoi menjëherë. Kërkoi nënshkrimin e saj. Ka pranuar edhe ngritjen e Asociacionit, por në procesin e zbatimit të plotë të asaj marrëveshjeje. Tani Franca dhe Gjermania bëjnë të kundërtën. Edhe pse Aleksandër Vuçic nuk e nënshkroi atë. Edhe pse kryeministrja e Serbisë shkroi letër për BE-në dhe e hodhi poshtë atë marrëveshje, Serbia vazhdon të përkëdhelet……………………..

Bytyçi shkruan gjithashtu se “Për hatër të presidentit serb Kosova nuk do të jetë në rend dite në Komitetin e Ministrave të KiE-së. Se mos zemrohet ai, Kosova duhet të paguajë çmimin e të qenit jashtë kësaj organizate. Kjo sjellje e Gjermanisë në mënyrë të çuditshme dhe e Francës në mënyrë të natyrshme, na bën me dije se shqiptarët duhet të luftojnë sërishmi për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e tyre.

Serbia kërcënon Perëndimin me luftë në Ballkan. Pse shqiptarët të mos bëjnë të njëjtën gjë, derisa kjo po funksionon me Serbinë?! E di se shumë shqiptarë do thonë “nuk e duam luftën”! Por ka shumë më tepër serbë, sesa shqiptarë, të cilët nuk e duan luftën. E megjithatë kreu i shtetit të Serbisë kërcënon me luftë. Dhe ai nuk do të heq dorë asnjëherë nga ky kërcënim, derisa shteti i Kosovës të mos marrë më frymë. Çfarë duhet të bëjmë? Të shkojmë si delja e plagosur pas ujkut Serbi?! Jo! Duhet të bëhemi bashkë! Të qërojmë hesapet me tradhtarët brenda nesh dhe të fillojmë e kërcënojmë edhe ne me luftë. Jo për të pushtuar ndonjë territor të huaj. Për të mbrojtur territorin e shtetit të Kosovës! Nuk shoh mundësi tjetër që ata që e kanë njohur Kosovën juridikisht ta njohin atë edhe praktikisht”

 

Continue Reading

Shkrime

Mitingu i Athinës, Fshesës i është vënë fshesa

Nga Skënder Minxhozi

Afrimi i të dielës, kur Edi Rama do të mbajë një miting në Athinë me emigrantët tanë atje, ka hedhur benzinë të re mbi zjarrin diplomatik që digjet prej një viti mes Shqipërisë e Greqisë.  Ndërkohë që përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe ambasadës tonë në Athinë vijojnë të kërkojnë një sallë apo stadium për mbajtjen e takimit të Ramës me bashkëkombasit e vet, kreu i opozitës greke ka qenë politikani i lartë grek i radhës që ka ardhur në Dropull pa u ndaluar apo provokuar nga askush. Ka vizituar bashkinë e Dropullit, shkollat ku mësohet greqisht dhe ka vënë lule në memorialin e Bularatit. Asnjë problem, asnjë presion, asnjë bllokim nga qeveria qëndrore në Tiranë.

Nëse Shqipëria është mësuar që t’i përjetojë me qetësi dhe vetëpërmbajtje këto inkursione të përsëritura diplomatike të fqinjëve grekë në tokën e saj (dhe shumë mirë që është kështu), ngjan krejt e kundërta me palën tjetër. Tendosja që ka shkaktuar vizita e Ramës në politikën dhe mediat greke, përmbledh njëherësh mllef dhe habi. Nuk ka qenë zakon që fqinji i varfër verior të tregojë kaq guxim dhe sfidë në rrafshin diplomatik. Në Athinë janë mësuar që paradat e politikanve e gazetarëve të ndodhnin vetëm në sens të kundërt. Janë mësuar fjala vjen që Himara të kthehet në një sfilatë parlamentarësh e reporterësh grekë në kohë zgjedhjesh këtu tek ne, por s’ishte parë që një kryeministër shqiptar të ngulë këmbë që të takojë shqiptarët në Greqi (dhjetra mijëra prej të cilëve me të drejtë vote në zgjedhjet greke), në mesin e fushatës zgjedhore atje.

Nuk dihet nëse qeverinë greke e acaron më shumë spostimi eventual i votave që mund të bëjë Rama me takimin e tij, apo kokëfortësia e kryeministrit shqiptar, i cili pasi “na la burg Belerin, vjen të na bëjë karshillëk në mes të Athinës”?!

Kjo axhendë e re e përmbysur në marrëdhëniet dypalëshe është një rrethanë shumë shqetësuese për politikën greke, pasi e tejkalon dëmin elektoral të momentit. Udhëtimi sfidues i Ramës në Greqi është një kundërsens  historik, një ndryshim drastik raportesh diplomatike, një krisëm në mes të një koncerti për veshët e politikës zyrtare në Athinë.

Prej dekadash Greqia ka përdorur një linjë politike të qartë ndaj Shqipërisë, e cila ka qenë thelbësisht e shbalancuar dhe e anuar drejt interesave greke. Qeveritë greke kanë reklamuar dhe kanë marrë gradualisht të gjitha të drejtat për të cilat jua mbyllnin gojën rregullisht qeverive shqiptare. Shkolla në gjuhën greke për minoritetin, memoriale të Luftës së Dytë Botërore, mbajtje në këmbë në mënyrë paradoksale të Ligjit të Luftës, marrëveshje antikushtetuese për kufirin detar dhe mbi të gjitha kyçje totale e gojës për çdo gjë që ka lidhje me dosjen çame. Kjo ka qenë në 30 vitet e fundit marrëdhënia shqiptaro-greke ku njëra palë ka arritur gjithçka e pala tjetër thuajse asgjë.

Rasti Beleri shënoi kthesën e madhe në këtë marrëdhënie me nje drejtim. Ai që dukej si një sherr i vogël elektoral për Himarën (sa konflikte ka prodhuar një shami-vend si Himara), u kthye gradualisht në preludin e një stine krejt të panjohur në raportet historike mes dy vendeve. Teksa Athina, në vazhdën e traditës shumëvjeçare, i mori me radhë mjetet e saj të presionit mbi Tiranën zyrtare pas arrestimit të Fredi Belerit, për herë të parë Evropa i përplasit derën në fytyrë Greqisë duke marrë anën e shtetit shqiptar. Ky qe sinjali i alarmit për Micotakisin dhe rrethana që i dha hov Ramës për të qëndruar fort për çeshtjen Beleri. Por sot, një vit pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, asistojmë më shumë në një kundërvënie shtetesh dhe tradite diplomatike, sesa në një konflikt gjyqësor për një njësi vendore ku kanë mbetur vetëm pleq e plaka.

Nisma e Edi Ramës për një sfidë të hapur në Athinë ka përmasat e një ngjarjeje të paprecedent, por është edhe prova materiale e nje ere të re në rolin dhe peshën e Shqipërisë në rajon. Mesazhi është sa i thjeshtë, aq edhe unikal: keni bërë ç’keni dashur në kohë fushatash në Jug të Shqipërisë, pse të mos e bëjmë edhe ne një herë të vetme këtë në kohë fushate në vendin tuaj?! Për më tepër që Rama po shkon të takojë shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi si emigrantë ekonomikë, e jo të kërkojë ndonjë të drejtë pronësore, fetare, apo gjuhësore ndaj shtetit grek.

Pala greke ndodhet në një situatë mjaft delikate në raport me mitingun e dymbëdhjetë majit në Athinë pasi nëse Rama e mban këtë takim me shqiptarët atëherë ai do të ketë triumfuar dhe këtë herë në raport me krahun e forcës që tentoi ndaj tij Micotakis në vitin e fundit.

Në anën tjetër, nëqoftëse Rama pengohet të shkojë në Greqi ai do të jetë kryeministri i një vendi anëtar të Natos dhe i një vendi fqinj, të cilit do t’i mohohet ajo që qeveritë greke kanë bërë me dekada rresht në Shqipëri. Me analogji do t’i binte që këtej e tutje edhe për politikanët grekë të bëhej e vështirë të zbarkonin në Himarë e Dropull sa herë ta mendonin e dëshëronin.

Vizita e Ramës së “paftuar” prish punë në të dyja rastet, edhe nëse ndodh edhe nëse nuk ndodh, pasi efektet për Athinën zyrtare do të jenë njëlloj të komplikuara. Për këto arsye mesazhet dhe lajmet që vijnë këto orë nga Athina për mitingun janë kontradiktore aq sa një herë thuhet se u gjet ambjenti i takimit dhe pas pak orësh pronari i sallës apo stadiumit papritmas thotë se po i pikon çatia.

Greqia është e pamësuar që të ndjekë Tiranën zyrtare në lëvizjet e saj në marrëdhniet dypalëshe. Është mësuar vetëm të udhëheqë vallen dhe ritmin që ka dashur, duke ja imponuar atë shtetit shqiptar. E ka gjetur veten të papërgatitur për shpërthimin e Ramës ndaj Belerit në zgjedhjet e vitit të shkuar, nuk e ka pritur që qeveria shqiptare të rezistojë kaq fort ndaj trysnisë për ta liruar atë nga burgu dhe akoma më pak ka pritur që Shqipëria t’ja arrijë që të kthejë edhe Evropën e Bashkuar, më së pari Gjermaninë, kundër kryeministrit Micotakis në këtë çeshtje.

Athina ka bërë këto tridhjetë vite siç ka dashur në raport me elitën politike shqiptare. Ka arritur, me kërcënimet e saj të përsëritura, që të ketë një influencë të qartë mbi vendimmarrjet e caktuara të Tiranës, ka ngritur zërin edhe kur e kishte gabim në lidhje me pakicën greke në vendin tonë, është përpjekur të shtrijë forcërisht zonën e minoritetit grek deri në këmbët e Karaburunit dhe gjithçka e ka bërë duke lidhur presionin e saj me fatin e emigrantëve tanë ekonomikë në Greqi dhe me perspektivën e integrimit evropian.

Këto karta presioni kanë rënë sepse jetojmë në një kohë tjetër. Mesa duket i takon Micotakisit të provojë në kurrizin e tij këtë kthesë historike, e cila sot i vjen nga një shtet i vogël e i varfër, por që ka një tjetër rol dhe dimension në rajon e Evropë nga ai i dikurshmi. Fshesës i është vënë fshesa!

Continue Reading

OPINION

Rrethimi i tretë i shqiptarëve!

Nga Arian Galdini
Është interesante të shqyrtosh të gjitha ngritjet ciklike politike të doktrinave dhe zërave që veshin qyrkun nacionalist në Shqipëri e ndër ne shqiptarët, madje edhe në Trevat e tjera ku ne jetojmë në Ballkan, prej vitit 1912 e deri sot.
Psh, mëvetësimin e quajtëm arritje se shpëtuam një copëz Shqipërie e lamë peng të tjerat.
Princ Vidin e përzumë se nuk donim një të huaj mbi krye prandaj edhe i besuam Haxhi Qamilit që gërthiste DumBabën ndërsa sytë dhe zemrën i kishte në Stamboll.
Ahmet Zogu e rrëzoi Fan Nolin me ushtrinë e Pashiqit për të ndërtuar shtetin e shqiptarëve, por pa Manastirin.
Enver Hoxha hyri në Tiranë me Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, e pastaj e braktisi Titon për Stalinin dhe Hrushovin për Maon, por kur ngeli edhe pa Maon u kujtua për Kosovën në vitin 1981.
Sali Berisha në vitin 1990 erdhi si lideri i demokratëve i cili ndër të tjera e kishte edhe nacionalizmin si kauzë të shprehur.
Derisa u përplas me “të pestët” dhe përqafoi Nicholas Gage dhe Grekët.
Derisa u përplas me Ibrahim Rugovën dhe përqafoi Adem Demaçin, pastaj pasi e quajti UÇK organizatë terroriste marksiste – leniniste, iu përvesh Rambujesë, e kështu me radhë.
Derisa në Maqedoni iu turr Abdurrahman Halitit dhe PPD për të ndihmuar Gligorovin dhe dobësuar nëpërmjet përçarjes faktorin shqiptar atje.
E kështu me radhë e me radhë e me radhë.
Fatos Nano nuk ka nevojë të shqyrtohet sepse ai kurrë nuk e eksploroi nacionalizmin, kësisoj endej nga Kreta ku pinte whiskey me Milosheviçin në Athinë për uzo me Papandereun.
Ilir Meta vraponte për shoqni me Xhinxhiçin e Tadiçin por nuk harronte të merrte ndonjë dekoratë nga Athina.
Edi Rama sa erdhi në krye të Qeverisë u vërsul drejt Erdoganit, u vëllazërua me Vuçiçin dhe nuk la kurrë pas dore asnjë autokrat ballkanik.
Prej vitit 2013, kemi një marrëdhënie lineare të patrazuar miqësore e vëllazërore të Edi Ramës me Vuçiçin, por asnjë Kryeministër i Kosovës kurrë nuk e pati fatin të ishte i mirëpritur zemërhapur nga Kryeministri i Shqipërisë pas 2013.
Edi Rama kurrë nuk e gjeti as mik e as bashkëpunëtor as Isa Mustafën, as Ramush Haradinajn, as Abdullah Hotin e as Albin Kurtin.
Ka një përpjekje romantike e propagandistike për ta kompensuar këtë mungesë të madhe me një “miqësi speciale” mes Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, e megjithatë asgjë nuk e mbush dot honin e thellë të mos-shkuarjes fatale mes Kryeministrit të Tiranës me Kryeministrin e Prishtinës.
Nga ana tjetër kemi parë fraksione të vogla politike të cilat nacionalizmin e kanë instrumentalizuar si kauzën e tyre partiake.
Kemi parë Aleancën KuqeZi disa vite më parë në Shqipëri e cila për shumë muaj u kthye në parti politike që ngjasonte me dhomat e zhveshjes së futbollistëve ku të gjithë ulërisnin për fitore para ndeshjes, e pas humbjes shkonin në PUB të qanin ndërsa rrëkëllenin birra duke sharë arbitrat për padrejtësi.
Cilat ishin tezat e AKZ?
Bashkim Kombëtar, jemi KuqeZi, Kreshniku është më i madh se Berisha, Meta, Rama e madje e ka në xhepin e vogël edhe Albin Kurtin.
Kaq.
Pas ndeshjeve elektorale, Kreshniku iku dhe u bë shqiptar i Diasporës dhe analist mediatik.
Liderit Nacionalist i ranë brekët kuqezi dhe veshi tunikën e opinionistit kuqezi.
Çuditërisht, askush nuk u ndal kurrë të pyeste, po çfarë u bë me atë masë njerëzore e cila u ndërzye elektoralisht nga “dhoma e zhveshjes” së AKZ?
Kush e bëri atë eksperiment social, politik dhe elektoral në Shqipëri?
Ç’qëllim kishte ai eksperiment?
Nëse ju kujtohet, eksperimenti lindi me kauzën e detit, prej ngaku u ngjiz edhe një “shoqëri e re” mes PS dhe Ankarasë.
Pakti i Detit me Greqinë ra në Kushtetuese dhe Edi Rama u prit pak ditë para fitores së zgjedhjeve në qershorin e 2013, nga Erdogani në Kryeqytetin e Turqisë.
Pakti i Ramës me Erdoganin sigurisht që do e bënte të panevojshme aleancën apo koalicionin e PS me AKZ.
Kështu që Kreshnikut ia zhveshën mantelin kuqezi dhe e lanë të sillej ca kohë vërdallë për të kuptuar çfarë kishte ndodhur.
Interesant është fakti se “çunakët” e asaj kohe rreth Kreshnikut, u thirrën që ta braktisnin dhe linin vetëm Liderin KuqeZi dhe ata u bindën pa bërë as gëk e as mëk.
Kush i thirri?
Kush ua kërkoi ta prisnin në besë e ta linin vetëm “Liderin e tyre Kuqezi”?
Edi Rama fitoi në 2013 me Ilir Metën e nuk i duhej fare më asnjë votë nga “dhoma e zhveshjes” së AKZ.
Atëherë me durim Edi Rama si Kryeministër me bashkëkryetar koalicioni Ilir Metën, nisi projektin e “Timonierit të vetmuar”.
Prej sa i hyri kësaj hullie, Edi Rama nisi të mendonte për çdo votë, përfshirë edhe ato eksperimentalet nacionaliste të “dhomës së zhveshjes” AKZ.
Por si do ti siguronte këto vota pa një marrëdhënie të mirë me Kryeministrin e Prishtinës?
E thjeshtë.
I duhej një “luftë” me dron dhe top futbolli.
E kush mund t’i vinte në ndihmë përveçse “vëllai” Vuçiç?
Mjaftoi një ndeshje futbolli, e një propagandë spektakolare mbi rrezikun e një lufte që mund të lindtte nga një ballist dhe gjithçka u vu në skenë përsosmërisht.
Vuçiçi ia mundësoi edhe “Kalin” e Beogradit prej nga ku Edi Rama si shqytar kuqezi shkoi dhe bëri thirrje për Pavarësinë e Kosovës mu në mes të kryeqendrës së shkjajve.
Të gjithë e besuan dhe imazhi i Edi Ramës filloi të konstruktohej si “Kreshniku KuqeZi”.
Kreshnikut të AKZ ia zbathën brekët dhe i kthyen në kravatë për Kreshnikun e Rilindjes.
E për të mos u zgjatur më tej, e bëra të gjithë këtë parashtrim që të kuptohet tashmë lehtë kur unë them se sipas meje, nuk ka asnjë konflikt mes Edi Ramës dhe Qirjako Micotaqis.
Gjithçka po shkon fjollë sipas planit.
Micotaqis ka nevojë për votat e Agimit të Artë, e për rrjedhojë i duhet Fredi Beleris dhe i bën punë çdo “sherrnajë” me Edi Ramën.
Edi Ramës i duhet “kravata kuqezi” që të vijojë ti marrë i qetë votat e “dhomës së zhveshjes AKZ”, por edhe të vijojë ta mbajë të kuruar imazhin e Liderit Madhështor të Shqiptarëve që po na ngre lart dinjitetin kudo e ngado në botë.
Është i gjithi operacion i përbashkët propagandistik dhe elektoral.
Nga ana tjetër, Edi Rama qëllimisht “përfshihet” në mes të zgjedhjeve me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut sepse e di që rezultati zgjedhor atje do të rikthejë Partinë e Ish – Kryeministrit Gruevski.
Për rrjedhojë, Ali Ahmeti tashmë i detyruar të pranojë daljen në Opozitë pas 2 dekadash shndërrohet me apo padashje në kavaletë për telajon e imazhit patriotik dhe dinjitar të Edi Ramës, kurse Albin Kurti paradoksalisht fajësohet për rikthimin e “Antishqiptarëve” në krye të Qeverisë së Shkupit.
E njëjta ka ndodhur me Dritan Abazoviçin.
Tejmbështetja e sheqerosur e Edi Ramës për ishKryeministrin e parë shqiptar të Malit të Zi, solli në pushtet Partitë Proserbe e Proruse në Podgoricë.
Tirana dhe Prishtina duken si dy akse të kundërta.
Edi Rama mbështet ata që janë kundër Albin Kurtit edhe në Luginën e Preshevës, edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Mal të Zi.
Albin Kurti mbështet këdo që është vetëm me të e kundër kujtdo.
Dhe rezultati është ky.
Maqedonia e Veriut me Mickovskin dhe VLEN këtej e tutje do ketë një pozicionim politik në përplasje me Perëndimin.
Dhe ne e dimë që kur në vendet e Ballkanit ka rryma politike që përplasen me Perëndimin, janë shqiptarët ata që e vuajnë.
Njëlloj po ndodh në Mal të Zi.
Vetë Kosova e Albin Kurtit është në një kurs përplasjeje a së paku mospërputhjeje me Perëndimin.
Paradoksalisht Albin Kurti është gjithashtu “nacionalist i madh” por që nuk e ka problem t’i japë mbështetje VLEN në Maqedoninë e Veriut e kështu të sjellë në pushtet Partinë “AntiShqiptare” VMRO – DPMNE.
Paradoksalisht Albin Kurti njëlloj përçan partitë e Luginës së Preshevës dhe ata të Malit të Zi, duke sjellë realitete absurde si pasojë dhe ardhjen në pushtet të Partive Proruse dhe Proserbe në Podgoricë.
A ma shpjegon dot dikush se si është e mundur që “nacionalizmi shqiptar” gjithmonë shfaqet në forma të tilla përçarëse kur ne jemi të gatshëm të bëjmë pakte me çdo djall rajonal, mjafton që të fitojmë mbi njëri – tjetrin e secili të shkëlqejë si “Çifligari” i Feudit të vetë, por askush të mos guxojë të veprojë vërtetësisht për bashkimin???
A ma shpjegon dot vallë dikush këtë “kompleksin e Fitores me Ushtrinë e Pashiqit”, që ne e kemi tek çdo lider shqiptar prej Ahmet Zogut e këndej???
Si mundet një Lider nacionalist në Prishtinë të bashkëjetojë me “Kosovarizmin” dhe “Gruevskizmin”?
Si mundet një lider nacionalist në Shqipëri të bashkëjetojë me Erdoganizmin, Orbanizmin, Melonizmin dhe Vuçiçizmin?
Si mundet që Kreshniku i AKZ u bën thirrje shqiptarëve të Greqisë sot që ta presin Kreshnikun e Rilindjes me flamuj kuqezi në Athinë, kur edhe bufi e kupton se çdo manifestim kuqezi në Kryeqytetin e Greqisë do të tërbojë “demin” e Agimit të Artë, e për rrjedhojë do t’i bëhet shërbim fantastik elektoral Qirjakos së NeaDemokracia???
Mos harroni, se babai i Qirjakos që sot ka bust në Dropull, falë Edi Ramës ka qenë “antishqiptar” i kulluar.
Mos harroni se motra e Qirjakos, Dora Bakojanis po udhëheq çuditërisht “lojën pro anëtarësimit” të Kosovës në KiE, ndërkohë që Albin Kurti i tha jo.
A po na rrethojnë “fqinjët” apo kësaj radhe jemi “vetërrethuar”?
Arian Galdini
Continue Reading

Shkrime

Shkopi dhe karota, emisari Escobar i kursyer në vendime

Pas lajmit se Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, po largohet për një detyrë tjetër, shumë u habitën nga lajmi se Gabriel Escobar , i cili, ashtu si Lajçak, nuk do të shihet më në Beograd dhe Prishtinë në rolin e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, pasi sipas DASH, po shkon në një tjetër mision.

Deri më tani nuk dihet nëse dhe kush së bashku me pasardhësin e Lajçakut, Borut Pahor, në periudhën e ardhshme do të tentojnë që në emër të Amerikës të normalizojnë marrëdhëniet Beograd-Prishtinë, por gjithsesi rezultatet e Escobar-it mund të analizohen.

Milica Andriç Rakiç, drejtore e programit të Iniciativës së Re Sociale nga Mitrovica Veriore, kujton se në fushatën parazgjedhore, administrata e Biden premtoi se do të mbështeste rolin kryesor të BE-së si ndërmjetëse në dialog, dhe ata vazhdimisht i qëndruan asaj.

“Fokusi më i madh i ‘gjeneralit’ amerikan në dialog ishte pozita e komunitetit serb në Kosovë përmes formimit të asociacionit, por nuk pati rezultate të prekshme, gjë që zyrtarët e Departamentit të Shtetit e pranuan hapur. SHBA-të kanë humbur një partner në Kosovë me qeverinë e Albin Kurtit dhe kjo ndikon ndjeshëm në aftësinë për të zbatuar vizionin e tyre për një Kosovë evropiane. Escobar ka qenë prej kohësh fytyra e strategjisë dhe kontributit të SHBA-së në dialog, por, ashtu si ndërmjetësi kryesor Lajçak, ishte i kufizuar në marrjen e vendimeve, si për karotat, ashtu edhe për shkopinjtë” – e përshkruajti ajo për median serbe ‘Danas’.

Sipas saj, si rezultat, dialogu në vend që të ishte një mjet për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u shndërrua në një aparat zjarrfikës dhe tani dalëngadalë po bëhet burim i zjarreve dhe krizave të reja.

“Në mënyrë që roli i SHBA-së, pra i dërguari i saj, të ishte më efektiv, duhet të kishte vullnet që SHBA-të të përfshiheshin më shumë në dialog, në vend që të uleshin në dhomën tjetër teksa negociatat vazhdonin, por SHBA-të, nga respekti për partnerët e saj evropianë dhe BE-në, nuk e bënë këtë, të paktën administrata e Biden. Kjo është arsyeja pse emërimi i mundshëm i pasardhësit të Escobar do të varet ndoshta nga vlerësimi i Departamentit të Shtetit nëse në hierarkinë ekzistuese dhe kompetencat e të dërguarit ai ose ajo mund të kontribuojë në dialog më shumë se disa nga pozicionet e përhershme në Byronë për Evropën dhe Euroazinë” – vlerësoi Andriç Rakiç.

Dhe studiuesi i Rrugës së Tretë të Re, Dragoslav Rašeta, theksoi se për momentin nuk ka as informacione të besueshme dhe as thashetheme se kush mund të jetë i dërguari i ri special për Ballkanin Perëndimor, në radhë të parë për shkak se administrata Biden, për shkak të balancës së pushtetit ndërmjet Demokratëve dhe republikanëve në Senat dhe në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, kanë pasur shumë probleme me vendosjen e diplomatëve gjatë tre viteve të mëparshme.

Ai i tha Danasit se ndoshta do të duhet pak kohë derisa të gjendet një kandidat që do t’i përshtatet të dyja palëve.

Sipas mendimit të tij, që nga emërimi i Escobarit, është bërë përparim i dukshëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, edhe pse nuk ka pasur përparim në muajt e fundit. Kjo është arsyeja pse ai beson se performanca e Escobar shihet me sy të mirë në Uashington, edhe pse ai nuk arriti t’i shtyjë të dyja palët në vijën e finishit.

Milija Biševac, një nga themeluesit e Lëvizjes Popullore Serbe në Kosovë, theksoi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës aktualisht është në nivelin më të ulët. Sipas tij, tensioni në marrëdhënie ka nisur dy vite më parë, menjëherë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe ardhjes në pushtet të Albin Kurtit në Prishtinë.

“Edhe pse në opinion ka teori të ndryshme që kanë të bëjnë me shkarkimin e tij dhe madje disa skandale që kanë të bëjnë me korrupsionin, fatkeqësisht gjatë përfshirjes së tij në dialog nuk kemi parë shumë rezultate sepse politika e ushtruesit të detyrës së kryeministrit në Prishtinë është ekstreme dhe e mbyllur ndaj ndikimeve të jashtme, madje edhe ndaj SHBA-së. Sigurisht, zgjedhja e një të dërguari të ri mund të ndryshojë shumë gjëra në vetë dialogun, por edhe në marrëdhëniet në të gjithë Ballkanin Perëndimor, të cilat janë mjaft të acaruara” – deklaroi Bishevac.

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING