Politike
Para, Drogë, Diplomaci/ Si mund të tallet me Trumpin te liderët e Europës, narko-autokrati Edi Rama
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ironizuar Presidentin e SHBA, Donald Trump, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, duke përdorur një lapsus për të pretenduar se kishte arritur të vendoste paqe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Në një moment të veçantë, Rama krijoi një shfaqje përballë Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke bërë tallje me liderin amerikan.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, reagoi ashpër ndaj këtij veprimi të kryeministrit, duke e cilësuar si një tallje me Presidentin Trump dhe duke e etiketuar Ramën si “narko-autokrat”. “Rama, ndërsa Trump përpiqet të sjellë paqen dhe stabilitetin në botë, po përdor çdo mundësi për të ironizuar liderët globalë. Ai ka krijuar një sistem qeverisës që bazohet në ‘Para, Drogë, Diplomaci’, ndërsa shpërfill çdo ndjeshmëri ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Nesho.
Postimi:
Narko-autokrati Rama, si udheheqes global, tallet me Presidentin Trump ne samitin e Komunitetit Politik Europian ne Danimarke. Nderkohe qe Presidenti Trump perpiqet te sjelle paqen ne bote, Autokrati Rama qeveris nen modelin “Para, Droge, Diplomaci”.
Ndjehet i perkedhelur dhe i sigurte znj. VanHorn U.S. Embassy Tirana nga perkrahja e diplomacise Amerikane, apo luan lakeun e lidereve europiane qe e perkedhelin nga faqet?!