Lifestyle
Para se te vendosni pemën e Krishtlindjeve, lexoni historinë e kësaj tradite
Ne nuk e dinim këtë legjendë, por tani është bërë një nga më të preferuarat në traditën e dekorimit të pemës së Krishtlindje. Lexojeni para se të bëni pemën e Krishtlindjes, thonë se sjell fat të mirë, para, dashuri dhe paqe në familje.
Legjenda e pemës së Krishtlindjes dhe fëmija i humbur në pyll
E gjitha kjo ndodhi shumë vite më parë, në prag të Krishtlindjes. Atë vit kishte rënë shumë borë dhe mënyra e vetme për të ngrohur shtëpinë ishte përdorimi i druve.
Legjenda e pemës së Krishtlindjes tregon historinë e një fëmije, i cili jetonte në një fshat në afërsi të një pylli të madh. Menjëherë pas drekës, fëmija vendosi të dilte për dru: ai donte të kërkonte një pemë lisi para Krishtlindjes për të respektuar një nga traditat e lashta të fshatit të tij.
Për fat të keq, siç e dini, ditët në dimër janë më të shkurtra dhe orët e dritës zgjasin shumë pak. Edhe pse fëmija e dinte këtë e zuri nata në pyll.
Djali vendosi të mos bënte asgjë por të kërkonte një vend ku të kalonte natën ashtu siç i kishin thënë gjithmonë prindërit e tij. Duke ecur ngadalë nëpër pemë të ndriçuara nga drita e zbehtë të hënës, ai u përpoq të gjente një vend të përshtatshëm për të, por nuk ishte e lehtë: nuk kishte asnjë shpellë apo kasolle; vetëm pemë.