Aktualitet
Para të ardhura nga krimi, SPAK i konfiskon ‘të fortit’ të Durrësit pasurinë
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurisë së Arian Plakut. Mësohet se kërkesa është bërë nga SPAK. GJKKO ka vendosur në dhjetorin e kaluar konfiskimin dhe kalimin e pasurisë në favor të shtetit.
Nga pasuria e Planit është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 200 m², ndodhur në lagjen nr.1, rruga “Taulantia” si dhe një automjet i markës Chrysler, modeli Sebring me me targa AA137PT. Për administrimin e pasurive të konfiskuara është ngarkuar Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
Arian Plaku është arrestuar në korrik të vitit 2021 me më shumë se 1 kg e 63 gram kokainë. Po për të njejtën 48-vjeçari me banim në Durrës, ka qënë i dënuar dhe më parë.