Connect with us

Bota

Parada e shekullit në Pekin/ Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un mbërriti në Pekin me tren të blindua

Presidenti rus Vladimir Putin ka lavdëruar marrëdhëniet me Kinën si të nivelit “të paparë”, ndërsa diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mbërriti në Pekin me tren të blinduar për të marrë pjesë në një paradë ushtarake madhështore.

Putin u takua me Xi Jinping, të cilin e përshkroi si “mik të dashur”, duke nënvizuar se komunikimi i ngushtë midis tyre reflekton natyrën strategjike të marrëdhënieve Rusinë-Kinë.

Gjatë takimeve u nënshkruan më shumë se 20 dokumente bashkëpunimi dypalësh dhe u bë zyrtare zgjerimi i importit kinez të gazit rus përmes tubacionit Power of Siberia 2, që do të transportojë 50 miliardë metra kub gaz në vit drejt Kinës.

Ngjarja kulmon me paradën e 80-vjetorit të fitores kundër Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, ku mijëra ushtarë, tanke dhe avionë luftarakë do të demonstrojnë fuqinë ushtarake kineze.

Në ngjarje janë të pranishëm edhe liderë nga Irani, Mianmari dhe Zimbabve, duke e bërë samitin një “aks i trazimit” sipas analistëve. Kim Jong-un viziton Kinën për herë të parë që nga 2019 dhe është lideri i parë verikorean që merr pjesë në një ngjarje të tillë ndërkombëtare që nga viti 1959.

Samiti gjithashtu shënoi takime të Putin me kryeministrin sllovak Robert Fico, si dhe pjesëmarrjen e kryeministrit indian Narendra Modi, duke reflektuar zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet multilaterale të Azi-Paqësorit.

Ky udhëtim i Kim dhe forcuarja e lidhjeve me Rusinë vjen pas periudhave të thella të bashkëpunimit ushtarak mes Pyongyang dhe Moskës, duke përfshirë dërgimin e dhjetëra mijëra trupave verikoreanë për të mbështetur operacionet ruse në Ukrainë.

Xi gjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) propozoi një “inisiativë për qeverisje globale”, si pjesë e strategjive të Kinës për të riformatuar rendin botëror sipas vizionit të Pekinit.

Ky takim historik midis liderëve rusë, kinezë dhe verikoreanë thekson forcimin e aleancave jo-perëndimore dhe rrit tensionin në skenën ndërkombëtare.

Advertisement