Connect with us

Kosova

PARALAJMERIMI i analistit/ Përparim në dialog vetëm pas zgjedhjeve amerikane dhe kosovare

Profesori i historisë politike nga Prishtina, Blerim Canaj, tha se për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA para shkurtit të vitit të ardhshëm, nuk duhet të presim vazhdimin e dialogut dhe se një skenar i tillë i përshtatet Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Duke komentuar deklaratën e kryenegociatorit evropian, Miroslav Lajçak, se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk ka alternativë, Canaj tha se nuk kontestohet, por askush nuk e di se kur do të ndodhë.

“Vazhdoj të them se as Vuçici dhe as Kurti nuk janë në interes të progresit, sepse të dyve u duhet kjo situatë për karrierën e tyre politike” – theksoi Canaj I cili pret përparim ne dialog vetëm pas zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tij, në zvarritjen e procesit të dialogut kanë ndikuar edhe zgjedhjet e pritshme në SHBA.

I pyetur nëse do kete presione të reja ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës, Canaj theksoi  se është e vështirë të vlerësohet.

Advertisement