Connect with us

Kosova

Paralajmërimi i frikshëm/ SHBA ndërhyjnë në zgjedhjet në Kosovë

Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Social, Srgjan Barac pret të ketë një fushatë të trazuar zgjedhore në Kosovë, por edhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të “ndërhyjnë me gishta”, duke pasur parasysh se janë të pakënaqur me politikën e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, amerikanët do të investojnë në kandidatë të tjerë në zgjedhje, gjë e cila, siç theksoi ai, mund të bëjë që asnjë parti të mos e arrijë shumicën e nevojshme në zgjedhjet e ardhshme.

“Mendoj se fushata zgjedhore do të jetë e turbullt, sepse besoj se SHBA-të do të ndërhyjnë, pasi nuk janë të kënaqur me Kurtin. Por sado që serbët të presin një reagim më të ashpër prej amerikanëve, kjo nuk është reale që do të ndodhë, sepse Kosova është fëmijë i SHBA-së, por sjellja e Kurtit, teksa ai i ka mohuar të gjitha paralajmërimet e buta dhe të forta nga Departamenti i Shtetit apo qendrat e tjera të pushtetit, mendoj se ai ka shkuar shumë larg dhe se në fushatën elektorale SHBA-ja do të investojë në kandidatë të tjerë dhe do të përpiqet të krijojë një atmosferë të trazuar që mund të çojë në pozicionin se askush nuk do ta ketë shumicën”- beson Barac, i cili gjithashtu

është i mendimit se një situatë e tillë do t’i shkonte më shumë për shtat Amerikës, sepse atëherë ajo do të mund ta kontrollonte situatën.

Barac po ashtu theksoi se nuk pret nga asnjë parti në Kosovë që të ketë më shumë mirëkuptim për serbët.

Advertisement