Bota
Paralajmërimi i Gutteres: Sudani është në prag të një lufte të hapur civile
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutteres paralajmëron se Sudani është në prag të një lufte civile në shkallë të plotë, ndërsa përleshjet e ashpra midis gjeneralëve rivalë në kryeqytet, Khartoum vazhdon.
Lufta midis ushtrisë sudaneze dhe një force të fuqishme paraushtarake mund të destabilizojë të gjithë rajonin. Sudani u zhyt në kaos pas muajsh tensioni midis shefit ushtarak Gjeneral Abdel-Fattah Burhan dhe rivalit të tij Gjeneral Mohammed Hamdan Dagalo, komandant i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, shpërtheu në luftime të hapura në mes të prillit, shkruajnë mediat e huaja.
Ministri i Shëndetësisë Haitham Mohammed Ibrahim tha në komentet televizive muajin e kaluar se përleshjet kanë shkaktuar mbi 3,000 njerëz të vrarë dhe plagosur mbi 6,000 të tjerë. Megjithatë, numri i vdekjeve dyshohet se është shumë më i lartë. Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 2.9 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në zona më të sigurta brenda Sudanit ose kanë kaluar në vendet fqinje.