Connect with us

Bota

Paralajmërimi i Iranit: Nëse hakmarrja izraelite vazhdon, SHBA nuk do kursehet nga zjarri

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian ka paralajmëruar se nëse hakmarrja e Izraelit në Gaza nuk përfundon, Shtetet e Bashkuara të Amerikë nuk do të kursehen nga ky zjarr.

Sipas SkyNews, duke folur në OKB, Hossein Amir-Abdollahian tha: “Unë u them sinqerisht shtetarëve amerikanë, të cilët tani po menaxhojnë gjenocidin në Palestinë, se ne nuk e mirëpresim [një] zgjerim të luftës në rajon. Por nëse gjenocidi në Gaza vazhdon, ata nuk do të kursehen nga ky zjarr”.

Kujtojmë se Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, i cili sundon Gazën, si hakmarrje për sulmet e 7 tetorit që vranë 1,400 njerëz. Ndërkohë SHBA është një nga aleatët e fortë të Izraelit dhe ka thënë se do ta mbështeste atë pas sulmeve.

Advertisement