Bota
Paralajmërimi i Presidentit Trump: Sanksione dhe tarifa për Rusinë deri në arritjen e marrëveshjes së paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëron sanksione dhe tarifa për Rusinë.
“Duke u bazuar në faktin se Rusia po “godet” Ukrainën në fushën e betejës tani, unë po shqyrtoj me forcë sanksione të mëdha bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe një MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE PËR PAQEN. Për Rusinë dhe Ukrainën, uluni tani në tavolinën e bisedimeve, para se të jetë vonë. Faleminderit!!!”, shkruhet në postimin e Trump.

