Bota
Paralajmëron Papa Françesku: Lufta në Ukrainë nuk ka fund
Në një deklaratë të premten, Papa Françesku se nuk kishte një fund të dukshëm për luftën në Ukrainë, ndërsa i dërguari i tij për paqen përfundoi bisedimet treditore në Moskë.“Realiteti tragjik i kësaj lufte që duket se nuk ka fund, kërkon nga të gjithë një përpjekje të përbashkët për të krijuar shtigje paqeje,” tha Papa.Vatikani tha në një deklaratë të mëvonshme se i dërguari i Papës, kardinali italian Matteo Zuppi, kishte përfunduar vizitën e tij në Moskë, ku kishte takuar një nga këshilltarët e Vladimir Putinit, Yuri Ushakov dhe kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill.“Vizita kishte për qëllim identifikimin e nismave humanitare, të cilat mund të hapin një rrugë drejt paqes,” thuhet në deklaratë.Papa Françesku ka bërë thirrje vazhdimisht për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës .Në maj, Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Papës të mbështeste planin e paqes të Kievit dhe Papa tha se Vatikani do të ndihmonte në riatdhesimin e fëmijëve ukrainas që deportuan rusët.