Connect with us

Pinknews

Paraqitja e parë televizive pas disa vitesh, Parashqevi Simaku përshëndet Festivalin e Këngës

Këngëtarja legjendare e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku pas rikthimit të saj, ka nisur t’i kthehet botës së muzikës dhe televizionit. Mbrëmjen e djeshme bëri paraqitjen e saj në një televizion pas shumë vitesh. Përmes një video-mesazhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Simaku përshëndeti Festivalin e Këngës ndërsa deklaroi se do dëshironte shumë që të ishte në atë skenë.  Në mesazhin e saj të shkurtër për publikun shqiptar, Simaku ka kujtuar dhe këngë qe ka interpretuar në “Fest35”, me titull “Dëgjoma Këngën”.

“Përshëndes Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizion. Do të doja të isha aty. Herën e fundit që kam qenë aty këndova një këngë të bukur në vitin 1999, që quhet “Dëgjoma këngën”. Një puthje për të gjithë ju, konkurrentët e Festivalit të 63-të.’, tha Simaku.

Pas mesazhit të saj në skenën e Festivalit të Këngës, në skenë u ngjit Jonida Maliqi. Ajo interpretoi ” E duam lumturinë”, me një look si ai i Parashqevisë dikur.

Hera e fundit kur Parashqevi Simaku performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH ku dhe ishte e ftuar speciale. Pas vitit 1991 ajo u largua nga Shqipëria dhe u shpërngul në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikë e duke nxjerrë një album të ri.

Advertisement