Connect with us

Horoskopi

Parashikimet shenjë për shenjë nga 26 dhjetori 2022 deri më 1 janar 2023

Dashi

Tre yje për Dashin. Ndoshta dashuria nuk po shkon mirë, edhe sepse Afërdita ka disa javë që është pak kundër saj. Ndoshta ju pëlqen një person i largët, ndaj duhet të përpiqeni të mos mendoni për të dhe ta mbyllni vitin me nota të larta. Në punë duhet të filloni të harroni të shkuarën dhe duhet të ecni përpara. Në fakt ka nga ata që presin rinovimin e kontratës!

Demi

Pesë yje për Demin. Dashuria premton mirë, situatat që krijohen tani janë të favorshme dhe mbi të gjitha të shtunën yjet do jenë në anën tuaj. Takime të këndshme në horizont. Në punë fundi i vitit është interesant dhe po e nisni nga e para. Me pak fjalë, duhet të vazhdosh kështu!

Binjakët

Katër yje për shenjën e Binjakëve. E keni kapërcyer periudhën e vështirë për ndjenjat dhe tani duhet të përpiqeni të ecni përpara. Megjithatë, pa rënë në provokime: duhet të besoni pak më shumë. Në punë, duhet të filloni të vlerësoni situatën: ndoshta jeni duke pritur për një rimbursim, një telefonatë. Dhe së shpejti gjithçka mund të vijë!

Gaforrja

Në dashuri, ndoshta dikush ju ka tradhtuar besimin dhe së fundmi jeni pak të lodhur, sikurse edhe të shqetësuar. Megjithatë, së shpejti gjithçka do të zgjidhet. Në punë keni ndërmend të merrni diçka më shumë: keni dhënë shumë, ndoshta keni marrë pak. Por ju duhet ta prisni me besim vitin e ri, atë që po vjen!

Luani

Katër yje për shenjën e Luanit. Jupiteri është në anën tuaj, takimet janë të preferuara dhe nuk mund të kërkoni asgjë më të mirë. Njohjet e reja janë interesante, ndaj duhet të ecni përpara – nuk mund të izoloheni. Në punë, yjet premtojnë shumë, por përpiquni të mos jeni shumë iniciativë: ndonjëherë duhet të dëgjoni pak më shumë!

Virgjëresha

Katër yje për Virgjëreshën. Muaji i vështirë për ndjenjat ka kaluar, yjet janë në anën tuaj dhe tashmë dikush që është larguar do të mund të afrohet sërish. Nuk mungojnë emocionet, duhet të takoni njerëz të rinj. Në punë duhet të keni kujdes për biznesin, sepse tashmë disa projekte mund të rifillojnë. Dhe janari do të fillojë me fazën e rikuperimit!

Peshorja

Tre yje për shenjën e Peshores. Periudha e ndjenjave është paksa e çuditshme, ndonjëherë jeni shumë kritik ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Dhe zhgënjimet janë afër. Mundohuni të qartësoni zemrën tuaj, pa marrë vendime të diktuara nga nxitimi. Në punë do ketë lajme: çdo gjë mund të ndryshojë në çdo moment!

Akrepi

Katër yje për Akrepin. Takimet favorizohen në dashuri, por nuk keni pse të fantazoni shumë. Ndonjëherë krijoni pritshmëri, mendoni se të gjithë janë si ju, por e keni gabim. Kujdes nga marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Luanit dhe Ujorit. Në punë, kushtojini vëmendje situatës financiare dhe mosmarrëveshjeve ende të hapura. Deri në pranverën e vitit 2023 do të duhet të zgjidhni gjithçka!

Shigjetari

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri disa diskutime janë të mundshme, por duhet të vazhdoni. Nga ana tjetër, keni dëshirë të kompensoni kohën e humbur. Muaji janar do jetë shumë intrigues për ju. Në punë do të ketë angazhime mes janarit dhe shkurtit. Jupiteri është në anën tuaj, prandaj duhet të filloni projekte të reja!

Bricjapi

Pesë yje për Bricjapin. Dielli, Hëna, Mërkuri dhe Venusi janë në anën tuaj, kështu që dashuria po lulëzon. Por përpiquni të mos vini bast për njerëzit që janë të martuar ose të largët, duhet të distancoheni nga komplikimet dhe polemikat. Në punë, propozimet e mira për disa kanë mbërritur tashmë. Faza e rikuperimit sapo ka filluar!

Ujori

Katër yje për Ujorin. Afërdita në janar do të jetë në anën tuaj, ndaj duhet të mendoni dhe të fokusoheni te dashuria. Mundohuni të mos dekurajoheni, vazhdoni dhe kënaquni edhe me marrëdhëniet me kohë të pjesshme. Në punë Hëna do jetë në anën tuaj dhe intuitat e mira nuk do mungojnë. Me pak fjalë, duhet të futeni veten në lojë. Dhe bëjeni tani!

Peshqit

Pesë yje për Peshqit. Takimet tuaja janë të preferuara, duhet ta lini veten pa frikë. Dhe pa mendime të dyta. Njohjet e reja janë gjithashtu të rëndësishme. Në punë, përpiquni të mendoni për të ardhmen dhe vitin 2023. Nuk do ju mungojnë intuitat e mira dhe mund të merrni edhe një kënaqësi të madhe. Por ju i meritoni të gjitha!

 

Advertisement