Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Parashikimi i Dushan Janjiç: Serbia dhe Vuçiç do të humbasin

Analisti Dushan Janjiç tha në një intervistë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Serbia do të humbasin. Sipas tij, Vuçiç vazhdon te përdore një propagandë manipulative, por gjithsesi është mëse e qartë se pas çdo qasje pozitive të Vuçiçit, qëndron dhe një bashkëpunim me Rusinë e Putinit.

“Politikat e Vuçiç po kolapsojnë jo vetëm ndaj Kosovës, por dhe në aspekte të tjera, si pershembull në Open Balkan. Ai vazhdon të komunikojë me Kinën dhe Rusinë, dhe kur ke këtë lloj politike, është ajo që quhet ‘cul de sac’, apo ndryshe ‘fundi i errët’, dhe kurrë nuk dihet se çfarë do të bëhet në të ardhmen. Politikat e Vuçiç nuk kanë pasur kurrë një vizion, nuk kanë pasur kurrë strategji. Përmes taktikave të tij, ai neser apo pasneser, mund të shfaqet edhe si njeriu pro NATO-s, ose edhe mund të anëtarësohet ne Aleance, por prapë do të bashkëpunojë me Rusinë, pra është propaganda e tij manipulative,” – Deklaroi Dushan Janjiç.

Advertisement