Moti

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

Sipas MeteoAlb  gjatë pjesës së parë të ditës vendi do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat perëndimore, ndërsa vranësira më të dukshme do kenë zonat malore.

Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin dominim të kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në të gjithë MV. Por pasditja sjell mbizotërim të motit të kthjellët.

Rajoni dhe Evropa

Evropa dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të saj. Ku më të dukshme kthjellimet mbeten në jugperëndim.

Ndërsa rrebeshe shiu do kenë brigjet e Detit të Zi, ishujt Britanikë dhe Skandinav.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version