Rajon
Parashikimi politik i Vuçiç për Perëndimin arrogant
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ndërkombëtarët në fund të qershorit do të djellin një draft final për Asociacionin, propozim ky që, sipas tij, parashihet të jetë i natyrës “merre ose leje”.
“Nuk janë kohë të lehta për ne. Para se të vija këtu, Petar Petkovic më tha se situata është e vështirë dhe se komuniteti ndërkombëtarë ka dalë me një marifet të ri me të cilin duan të më bëjnë presion – merre ose leje në fund të qershorit, për të krijuar një grup ekspertësh për të na imponuar një Asociacion të Komunave Serbe. I thash, merre me kollaj, asgjë nuk ndodh, nuk zgjidhet kjo brenda natës. I thash që funksioni i Ekipit Menaxhues dihet, dihet çfarë duam dhe çfarë nuk do të pranojmë” – tha Aleksandar Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.
Ai tha se Asociacioni për Serbinë është i pranueshëm vetëm sipas marrëveshjes së vitit 2015, “ose nuk do të jetë fare”.
“Do të jetë ose ashtu ose s’do të jetë fare. Të huajt janë mësuar të sillen në mënyrë arrogante. Ne duhet të mbrojmë atë çfarë na u është vjedhur për një kohë të gjatë”, tha presidenti serb.