Connect with us

Aktualitet

Parku i Divjakës, banorët paralajmërojnë protestë

Në hyrje të parkut të Divjakës është vendosur që të ketë një tra, duke e bërë me pagesë vizitën për turistët por edhe banorët e zonës. Vendim ky që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet tek politikanët dhe tek qytetarët por edhe banorët e zonës.

Një kompani private nisi të vendoste ditën e djeshme në hyrje të këtij parku traun, por ishte denoncimi që i bëri deputeti socialist i zonës Erion Braçe, që me anë të një postimi në rrjetet sociale e quajti një çmenduri, ai që ndali vendosjen e tij.

Momenti kur vendosnin traun

Pas denoncimit të bërë, Policia e Divjakës verifikoi se kompania që po vendoste traun nuk kishte një leje ndërtimi, ndaj dhe u pezullua punimet. Ndërsa ndaj punonjësve nisi procedimi në gjendje të lirë.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori tha se e ka konsideruar këtë vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit një shkelje të hapur të ligjit e një tentativë për të zabtuar zonën. Ndërsa edhe banorët e zonës janë të gjithë kundër vendimit.

“Për ne nuk është e drejtë të paguajmë për të hyrë në qytet.. Nuk është e drejtë, që këta njerëz që vuajnë nga mëngjesi në darkë për të nxjerrë bukën e gojës të paguajnë për të hyrë në pyllin e Divjakës,”-u shpreh Dhori.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me vendimin e këshillit të ministrave 1156/ 2020 , pika 6, ka vendosur këto tarifa ne kuadër të ekoturizmit: Për vizitorët dhe turistët që frekuentojnë parkun në këmbë ose me bicikletë, 500 lekë të vjetra në ditë për person dhe për mjetet e çfarëdo lloj kapaciteti 1500 leke të vjetra në ditë.

Paralajmërohen protesta/ Vendosja e traut në hyrje të parkut

Bileta e prerë

Ndërsa për banorët të cilët janë të punësuar në këtë park apo kanë biznese do të hartohet një liste ku do të pajisen me abone. Megjithatë banorët ankohen se nuk i përballojnë dot shifra të tilla, e nëse trau vendoset do të dalin në protestë.

Advertisement