Connect with us

Bota

Parlamenti grek sulmohet me Molotov

Incidente me kokteje molotovi dhe kimikate shpërthyen në Athinë dhe Selanik, pasi qytetarët po protestojnë për krizën ekonomike dhe çmimet e larta.Jashtë Kuvendit, shumë të rinj, me maska në fytyrë kanë sulmuar policinë, që është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse.

E njëjta skenë ka qenë edhe në qendër të Selanikut, kur personat pjesëmarrës në protestë kanë sulmuar forcat e policisë.

Sindikatat kërkojnë taksa më të ulëta dhe rritje të pagës minimale, e cila aktualisht është 710 dollarë në muaj për punonjësit me pagë.

Në protestë janë përfshirë gjerësisht fuqia punëtore e vendit, përfshirë punëtorët e transportit publik të kryeqytetit Athinë dhe qytetit të dytë më të madh të Selanikut, shoferët e taksive, punonjësit e industrisë së anijeve, punëtorët e Portit të Pireut si dhe punonjësit e medias.

Ndërkohë, partitë opozitare deklaruan mbështetjen e tyre për protestën dhe u kërkuan mbështetësve të tyre të dalin në rrugë për të solidarizuar me punëtorët protestues.

poreia__4_

poreia__6_

vitrina-4

Advertisement