Connect with us

OPINION

Parlamenti i Shqipërisë merret me të shkuarën e ndritshme të UÇK’së, e jo me të kaluarën e errët të miqve serb të Piktorit!

Jo vetëm Shqipëria, por shqiptarët kudo që janë, gjithnjë e më shpesh, e paguajnë haraçin e papërgjegjësisë dhe pandjeshmërisë së tyre ndaj fatit të vet kolektiv, duke ua lënë atë në duar politikanëve të pandërgjegjshëm.
Shqipëria i ngjanë një kopshti pa pronar – pra si të ishte shtet pa popull – të cilin Piktori dhe “Rilindësit” e tij e trajtojnë si pronë të veten, e që e kanë rrethuar me grabitqarët dhe kufomangrënësit e tyre.
Pastaj duhet thënë se Shqipërisë nuk i sekuestrohen vetëm të mirat materiale, por diçka më e vlefshme se ajo – asaj i konfiskohet rinia, duke e bërë kështu shtetin e dytë në botë pas Sirisë për nga numri i azilkërkuesve.
Dhe vetë kjo Shqipërinë e bën të krahasueshme me shtetet që janë në lufte, me vendet ku nuk funksionojnë institucionet shtetërore dhe ku askush nuk kujdeset për qytetarin, por çdo gjë është në shërbim të sunduesve.
Dhe në një Shqipëri të tillë është e pritshme që parlamenti të mos themeloj komision për t’i zbardh krimet e kriminelëve serb mbi shqiptarët, pra të mos themelojë komisione që do merren me shpalosjen e të kaluarës së errët të miqve serb të Piktorit, por me të shkuarën e ndritshme të UÇK’së, e që do mund t’i sillte vota ‘Rilindjes’ në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.
Parlamenti i Shqipërisë nuk guxon të merret me krimet e regjimit të MIlosheviqit mbi shqiptarët sepse do përballet me të vërtetën se disa miq të sotëm të Piktorit janë hartues të djeshëm të projekteve shfarosëse ndaj shqiptare.
Parlamenti i Shqipërisë do merret me të shkuarën e UÇK’së e jo me krimet e kriminelëve serb sepse shumica e deputetëve shqiptarë as që e dinë se i shërbejnë një elite politike e cila nuk guxon të përballet me të shkuarën e vet të atillë siç është ajo, por bënë çmos që atë ta shpërfaq të atillë siç do donte të sihte.
Sikur deputet e këtij parlamenti qesharak e absurd të Shqipërisë të kishte për qëllim të merrej me problemet që e dëmtojnë shqiptarinë, deputetit do ngrinin komisione që do e zbardhnin të vërtetën se ç’është ajo që Piktorin e bënë aq të afërt me Beogradin e me bashkëpunëtorët e djeshëm të Millosheviqit dhe të Arkanit, pra do ngrinin komisione që do duhej t’i përgjigjeshin pyetjes ç’është ajo që Pushtetarët e sotëm shqiptarë i vëllazëron me ato serb, e i armiqëson me bashkëkombësit e tyre?
Ndërkohë Shqipëria, si edhe e gjithë bota, është e prangosur nga pandemia.
Dhe kuptohet, shumëçka ka dimensionin global dhe nuk është e ndershme t’i përshkruhet keqeverisjes. Pra shumëçka ka të bëjë me fatin e popujve të vegjël e të varfër, ku edhe shëndeti i qytetarëve nuk është aq i çmueshëm sa ne vendet e pasura e të fuqishme.
Por kjo nuk mund ta mbulojë të vërtetën se Shqipëria do del nga mjegullnaja e pandemisë, jo atëherë kur do zbulohet vaksina kundër virusit Covid19, por kur shqiptarët do gjejnë ilaç kundër harresës, ilaç që do i ndihmojë që të keqen e djeshme kurrë të mos e harrojnë duke e mbuluar me fatkeqësinë e sotmet.
Pra Shqipëria do shpëtojë nga prangat e vetëdënimit vetëm nëse nuk e shlyen nga kujtesa të vërtetën se në kohë pandemie, në mes të Tiranës, kjo qeveri rrënoi teatrin. Pra nëse kurrë nuk do harrojë se Piktori e keqpërdori brengën e popullit për t’i shpëtuar sëmundjes, që ta mbulojë mendësinë e vet të ‘sëmurë’ që të tallet e të shkelë mbi çdo gjë që ka peshë për shqiptarinë.
KM

OPINION

Vota kundër Kosovës në KiE/ Çollaku: Mali i Zi ndoqi politikat ruso-serbe në rajon

Nga Kreshnik Çollaku

Vota kundër Kosovës në Këshillin e Europes, kompromenton thellë raportet e Malit te Zi jo vetëm me Kosovën fqinje por me krejt botën shqiptare në Ballkan.
Qeveria e Malit te Zi ,duke ndjekur politikat ruso-serbe në Rajon i shkaktoj nje dëm të pallovaritshëm marredhenieve të Malit te Zi me fqinjët.

Koha per te refletkuar është tani.
Në një situate të tillë Shqiperia duhet të krijojë të përgjigjet me recirocitet ndaj këtyre përpjekjeve për të devijuar kursin euroatlantik të Rajonit, nga qeveria aktuale e Malit te Zi

 

Continue Reading

OPINION

Besimi tek Reforma në Drejtësi si dogma përballë Galileit!

Nga Arian Galdini
Kur isha para pak javësh në Washington DC, takova një mikun tim që punon në Departamentin e Shtetit. Takimi ishte privat e miqësor dhe gjithçka që biseduam nuk kishte lidhje fare me politikën apo Shqipërinë. Folëm për Inteligjencën Artificiale, për Elon Musk dhe për zbulimet e reja të teleskopit James Webb.
Por ndërsa po ndaheshim dhe po shkëmbenim përshëndetjet e fundit, ai më bën një pyetje të befasishme
“Çfarë mendon ti Arian për Reformën në Drejtësi? Si të duket puna e institucioneve të reja të drejtësisë? A e mbështet ti SPAKun? Si e vlerëson ti punën e SPAKut?”
U kapa në befasi të plotë nga ky lum pyetjesh dhe mora pak sekonda kohë për të zbritur nga bisedat për teleskopin James Webb tek pyetjet për SPAKun…
Dhe ia kthej mikut tim: Sigurisht që ti po më pyet si shok i imi i vjetër e për rrjedhojë mendimi im duhet të jetë jo “politikisht korrekt” por i sinqertë dhe si mes miqsh…
Po, ma ktheu ai.
Në rregull atëherë, iu përgjigja unë. Më dëgjo me vëmendje. Ne kemi 33 vite që kërkojmë sistem të ri, ide të reja, parti të reja, elita të reja, e gjithmonë na është thënë se duhet drejtësi e re. Kur ra komunizmi, ne thamë që duhet të bëjmë drejtësi të re, sepse ajo e vjetra ishte e partitizuar dhe aparat kriminal i Diktaturës Komuniste.
Dhe ia nisëm punës për pastrimin e drejtësisë deri sa mbërritëm tek Gjykatësit dhe Prokurorët e Plepave.
Shpenzuam 2 dekada që të shpërbënim drejtësinë e vjetër të komunizmit e të ndërtonim drejtësinë e re të demokracisë por çuditërisht asgjë nuk e ndryshoi dot faktin se ata që “sundonin” gjatë komunizmit të mbeteshin të paprekshëm e të plotfuqishëm e vendimtarë. Aq e qartë ishte kjo sa ata guxuan të bënin vitin 1997 e të riktheheshin në pushtet me gjithë fuqinë e dikurshme. Drejtësia e re kishte bërë vetëm disa “vepra teatrale” prej të cilave Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia e ca të tjerë u dënuan për kafe dhe kaq. Efekti i “drejtësisë së re” ishte pothuajse zero në kërkesën e domosdoshmërinë kombëtare për sistem të ri, ide të reja, parti të reja, elita të reja, etj, etj.
Përkundërazi, ata që e morën në dorëzim vendin nga Partia e Punës pas vitit 1990, u bënë “udhëheqja e palëvizshme dhe e pandryshueshme” e kohëve të shumëpartitizmit. Nëse “drejtësia e re” dhe “sistemi i ri” nënkuptonin vetëm një ndryshim teknik të natyrës nga 1 njeri 1 parti, në 1 njeri 1 parti në sistem me shumëparti, atëherë po, ia kemi dalë.
Veçse nëse biem dakort që kjo mund të jetë gjithçka, veçse demokraci jo, na del për detyrim të ngremë pyetje serioze mbi atë që po ndodh me vendin tonë e në vendin tonë.
Pa mbushur ende dy dekada, ndodhi Gërdeci, e pas tij ndodhi 21 janari.
Sali Berisha dhe Edi Rama u bënë bashkë e brenda 1 nate ndryshuan Kushtetutën, Kodin Elektoral dhe padashje a nga halli e nxorrën lakuriq “drejtësine e re të pas 1990”.
Për rrjedhojë, lindi nevoja të shpallej platforma për ta shpallur “drejtësinë e re” si “drejtësi të vjetër” e shpalosej vizioni i një drejtësie të re, më të re se ajo që ishte e re por që u bë e vjetër.
Nga viti 2014, i gjithë kombi dhe të gjitha institucionet politike, diplomatike dhe ekonomike vendase e ndërkombëtare flasin papushim për Reformën në Drejtësi dhe “drejtësinë e re”.
Çdo ditë kryefjala e çdo lajmi, ligjërimi a retorike politike apo diplomatike rrethrotullohen tek “drejtësia e re”.
Madje duket sikur edhe kemi dy kampe mes shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, ata që janë pro drejtësisë së re dhe ata që janë kundër drejtësisë së re.
Po pate mendim kritik apo pyetje rreth drejtësisë së re, menjëherë të shpallin antiperëndimor, armik të drejtësisë së re e kështu me radhë.
E po u deklarove apriori pro drejtësisë së re, të turren ata të tjerët e të shpallin si soroist, edramist, etj, etj…
Prandaj e di që këto mendimet e mia që po bëj unë publike sot do të më vendosin nën shqytat e të dyja kampeve e secili do të më shpallë sipas kategorive të veta.
Sidoqoftë nuk e kam problem hiç.
Jam nga ata njerëz që kam bërë paqe me veten dhe kam vendosur që më mirë të vuaj e sakrifikoj unë për të vërtetën sesa të vuajë e sakrifikohet e vërteta për shkakun tim.
Hidhuni një sy sukseseve të SPAK ju lutem.
Dosja pafund të çelura, hetime në proçes, hetime të mbyllura e të çuara në Gjykatë dhe si përfundim kemi një ZvKryeministër në arrati, ndonjë ish Ministër e ish Zyrtarë të tjerë të akuzuar e dënuar për shpërdorim detyre e siç duken bathët të gjithë të tjerët do bien në rrjetën e drejtësisë së re nën të njëjtat kategori ligjore të shpërdorimit të të detyrës. E bazuar në kuptueshmërinë e Edi Ramës, Shqipëria nuk ka hajdutë por vetëm shpërdorues të detyrës, sepse kështu i përgjigjej Kryeministri pyetjes së Fevziut, a thua se shpërdorimi i detyrës është një mënyrë estetike për ti quajtur hajdutët burra të mirë.
Nëse drejtësia e re ka nisur si platformë në vitin 2014, është votuar në korrikun e vitit 2016, e sot jemi në vitin 2024 dhe ende shpallim si suksese të mëdha çikërrimat estetike të shpërdorimit të detyrës si ndëshkime pothuajse si dikur me kafetë e Nexhmijes dhe Ramizit, nuk na mbetet veçse të presim të vijë 2029, për të shpallur nevojën për një tjetër “drejtësi të re” që do na nxjerrë të vjetër këtë të renë e derisotme që është pak më e re se ajo e reja e fillimviteve ‘90.
Me drejtësi të reja që bëhen të vjetra për dy dekada, nuk kemi për të parë kurrë ndëshkime përtej kafeve dhe shpërdorimit të detyrës.
Tek e fundit, edhe bufi e di se parimi i parashkrimit, i bën të gjitha këto energji propagandistike e diplomatike që po investohen për të na mbushur mendjen se drejtësia e re do na sjellë një kohë të re.
Ndryshimi i drejtësive në çdo 2 dekada dhe mosndryshimi i elitave, na e shpjegon krejt qartë se gjithçka është një teatër i madh.
Ka ndryshuar dy herë drejtësia nga viti 1990 e deri sot, ama ne prapë votojmë për Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën, etj.
Parashkrimi ligjor dhe dialektika që i lejon këta pak udhëheqës të trashëgojnë gjithçka ku të duan e kujt të duan ata, e bën drejtësinë e re, si kanaçe Coca Cola që ne dikur para 1990 e gjenim në bregun e detit dhe pasi e lanim dhe shplanim e vendosnim si zbukurim ne bufe, për tu ndjerë sadopak perëndimorë.
Më të privilegjuarit dhe më properëndimorët ndër ne ishin ata që bënin vibratorë si antena dhe kapnin kanalet e Italisë dhe shihnin SanRemon dhe Lepa Brenen fshehtas dhe linin nga pak farforite.
Kur sheh se sot properendimorë janë ata që i prisnin asokohe flokët tek tëmthi i partisë dhe gjurmonin e fuksonin vibratorët e fshehur pas perdeve, kur sheh se ata që ua thyenin radiot IIiria në kokë atyre që dëgjonin muzikë dekadente e borgjeze, janë bërë edhe mbrojtësit më të flaktë të drejtësisë së re, fillon e mendon se ndoshta ne nuk jemi zgjuar ende nga gjumi e çdo gjë është ende një ëndërr.
A e dua unë drejtësinë? Po padiskutim. Me gjithë shpirt e me të gjitha energjitë.
A e mbështes unë drejtësinë e re? Po. Me gjithë forcën time.
A shpresoj unë tek drejtësia e re? Hiç fare.
E për ta mbyllur po them: Mjerë ai komb e ajo shoqëri që shpreson tek Çekiçi i Drejtësisë. Lum e bekuar ai komb e ajo shoqëri që shpresën e ka tek Mendimi.
Continue Reading

OPINION

Nga Azgan Haklaj: Ujdia Rama&Berisha, tentativë agresive për të shantazhuar drejtësinë!

Nga Azgan Haklaj

Levizjet e fundit sidomos të SPAK-ut duket haptazi se kanë alarmuar Edi Ramën i cili është përgjegjës jo vetëm moralisht por dhe ligjërisht prapa dhjetëra aferave të çmendura që po trondisin opinionin.

Në këto kushte ai djallezisht duke e parë që nuk mund të ketë kontroll mbi organet e drejtesisë se re i zgjati dorën e ujdisë non gratës se çatisë.
Sikur të ishin virgjëresha çartistët u urtësuan e u dakortësuan në errësirë për një aleancë të re me tekstin e vjetër të vitit 2008.
Askush nuk e beson “tolerancen” e Ramës në emër të hallit dhe as “reflektimin” e Berishës po në emër të hallit!
E gjithë kjo është një lojë e përbashkët për të shantazhuar e intimiduar drejtesinë.
Edi Rama arriti deri aty sa të krijojë edhe një ministri të re anti-korrupsion, një levizje pa sens, ndërkohë që se bashku me aleatët tanë euroatlantikë është investuar në krijimin e Prokurorisë e të Gjykates Speciale që ka në fokus pikërisht luftën ligjore kundër këtij fenomeni në nivelet më të larta deri dje të paprekshme.
Nervozizmi i përzier me frike e pasiguri i Ramës duket në ligjërimet hipokrite të përsëritura se nuk janë amerikanët që u investuan në krijimin dhe forcimin e organeve të reja të drejtesisë por ai vetë dhe PS-ja.
Eshtë qesharak dhe paradoksal një prononcim i tillë i tij teksa shohim se po mbushen qelitë dhe dyert e SPAK me qeveritarë e zyrtarë të lartë pikërisht me besnikët e tij.
Ndërsa Berisha tashme jo vetëm i dizenjuar si anti amerikan por dhe i deshmuar nga ligjëratat e tij të përnatshme nga majë pullazit ka një hall të madh i cili mund të bëjë që ta kaloi sa më lehtë hallin e pakalueshëm.
Ai kërkon nga Rama jo vetëm përtëritjen e marreveshje okulte të vitit 2008, por edhe rrëmbimin e vulës dhe logos legjitime të PD-së duke shantazhuar haptazi gjykatat.
Mirëpo për të gjithë opinionin ky hap e kjo ujdi janë të lexueshme sikundër edhe për ndërkombëtarët.
Levizjet e fundit të PD-së dhe kryetarit të PDSH-së Lulzim Bashës janë një alarm i ri për dyshen Rama-Berisha.
As përdorja e Gaz Bardhit me shokë, as presioni i gjithanshëm malinj nuk mund të ndërrojë as kursin politik e as të frikësojë PD-në.
Vulat false të Berishës kur ndërtoj foltoren ant-PD janë si vulat e Jorgo Goros pë të tjetërsuar pronat e Himarës dhe me siguri do të bëhen lëndë e parë për SPAK-un!
Harku Euro-Atlantik është levizja që më së shumti ka terrorizuar dhe alarmuar estabilishmentin e vjetër të cilët në mungesë të rrugës së shpetimit por i afrojnë supet e rënduara nga mëkatet tek njëri -tjetri.
Por shumë shpejt zinxhiri i Bermudës do të ketë firo të tjera të mëdha.
Kush mendon se me presion e shantazh mund të atrofojë seriozitetin e investimin euroatlantik gabon rëndë.
Tani priten ngjarje shumë të bujshme tronditëse në folenë e korrupsionit.
Dhe këto ngjarje nuk kërkojnë më muaj por javë, ndoshta vetëm ditë.

Continue Reading

OPINION

Ali Ahmeti- në krye të sfidave kombëtare!

Nga Azgan Haklaj
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk ka dyshim se për Ali Ahmetin dhe BDI-në nuk janë thjeshtë zgjedhje rutinë të radhës se ai i dominon dhe e meriton votëbesimin referendar me fakte të materializuara e rezultate të prekshme për 22 vjet.
Si njeriu i sfidave deri dje të paimagjinushme, Ali Ahmeti përveç realiteteve që krijoi duke rrëzuar përgjithmonë monopolin etnopolitik me kryeparlamentar e kryeminister shqiptar tani e ka ngritur stekën e ambicien polike për një president shqiptar duke shënjuar Bujar Osmanin.
Kjo lëvizje nuk është një truk elektoral.
Bujar Osmani falë vullnetit të Ali Ahmetit është tashmë një përsonalitet i spikatur jo vetëm në BDI dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut dhe OSBE- së ka deshmuar lidership dhe konotacion të shkëkqyer në komunitetin euro-atlantik.
Vetë slogani përfekt i zgjedhur në fushatën presidenciale :
“Jo Rusisë -Po Europës” nga Ali Ahmeti nuk është thjesht një frazë propagandistike por është thelbi i vetë subkoshiencës dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare.
Pra Ali Ahmeti po deshmon se nuk është vetëm politikani ekzigjent e i talentuar por njeriu që si askush nga lidershipi politik në trojet tona etnike ka arritur të interceptojë vetë themelin e aspiratës tonë kombëtare.
Kjo jo vetëmi jep përparsi politike elektorale por e radhit atë në korifejtë e zbatimit praktik të ideve të mendimtareve të rilindjes tonë nacionale.
Natyrisht që në këtë rrugë Ali Ahmeti ka dhe pengesa si ferrat që mbijnë në livadhe në pranverë por ai din të plugojë me sinqeritet e mjeshtëri duke mbjellë faren moderne te bimës së pastër e rezistuese ndaj erërave të forta që vijnë nga stepat e Rusisë e frumezojnë mediokrit që fatkeqësisht gjënden edhe midis shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Por populli sikur të kishte perifrazuar vetëm jetën e vepren e Ali Ahmetit shkëlqen me shprehjen e kahershme e kuptimplote:
“Guri i rëndë peshon vend të vet”.
Continue Reading

OPINION

Asociscioni i komunave me shumice serbe ne Kosove eshte vdekjepures per Republiken

Nga Muhamet Kelmendi

Asociacioni i komunave me shumice serbe ne Kosove eshte shume i demshem dhe baze per te luftuar me sukses Republiken e Kosoves, nga Serbia.
Ketu nuk ka rendesi se kush cka thote dhe me cilat baza do te organizohet ky subjekt juridik serb ne Kosove.
Kundruall kesaj te keqe te madhe eshte e rruges qe Pishtina dhe Tirana te angazhohen qe ne mes shqiptareve dhe serbeve te terhiqet nje kufi mbi bazen nacionale, ekonomike dhe historike te kombit qe jeton ne terren.
Per shqiptaret jane te rendesise jetike Trepca, Mitrovica si qytet i basjkuar dhe liqeni i Ujmanit, ne veri.
Ne perendim eshte Lugina e Presheves.
Mos realizimi i kesaj vije kufitare me shtetin serb, por ndertimi i asociacoonit, eshte ne kundershtim me vete raportet shqiptaro-serbe te acaruara.
Me asociacion brenda Kosoves do te kete levizje kriminale e terroriste te llojit te Banjskes, deri edhe te lufta frontale shqiptato-serbe, do te vij ne Ballkan
Kundruall faktin se serbet, te udhehequr nga klika nacionale-raciste dhe kriminale e Beogradit, me ideologjine e “bashkimit” te “botes serbe”, vetem terror, krim dhe gjajederdhje do te krijon ne Kosove.
Ketu nuk ka rendesi fare se cka deklaron z.Eskobar, z.Borel,z.Lajqak, apo cka del nga qendrat e vendosjes,si Berlini, Parisi, Londra a Vashingtoni.
Asociacioni i komunave me shumice serbe ne Kosove eshte subjekt i “botes serbe”.
E kjo vetem dhune, terror e gjak do te sjelle ne Kosove, pasiqe asesi nuk mund te ndalen aksionet terroriste, te llojit te Banjsjes, per te ndertuar “boten serbe”.
Duket se ne qendrat nderkomvetare te vendosjes kjo “bote serbe” nuk po “kuptohet” ose edhe me rende, kuptohet por i behen leshime shtetit serb, per te ardhur nga perendimi,duke ikur nga Rusia.
Ketu qendron edhe baza e asocicionit, e kritikes dhe e leshimeve qe po i behen Beogradit.
Kosova po viktimizohet si ne Kongresin e Berlinit, te vitit 1878, ne Konferencen e Ambasadoreve,ne Londer ne vitin 1912/13 dhe ne konferfncat tjera, ku Kosova iu aneksua Serbise.
Kete nuk duhet pranuar.
Dy rruge jane qe ceshtja te perfundon.
1. Kosova shtet i pavarur dhe sovran, si cdo shtet tjeter, pa asociacionin serb, taman me status per minoritetin serb, si shqiptaret ne Luginen e Presheves ose
2. Terheqjen e kufirit midis shqiptareve dhe serbeve ne baze te dhenave historike dhe te interesit ekonomik, juridik dhe nacional.
Besoj se terheqja e kufirit me serbet, eshte baze qe siguron paqe.
Cdo zgjidhje tjeter, me asociacion brenda, eshte lufte e re shqiptaro-serbe.
Serbia nuk ndalet me perkdhelje dhe me mjete paqesore.
Beogradin e ndal vetem forca.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING