Connect with us

Politike

Parti-Edver, jemi gati kurdoherë

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vlorë për të zhvilluar një takim. Të gjitha shkollat e qytetit bregdetar kanë braktisur mësimin dhe janë organizuar për takime për kryeministrin.

grumbullimet e nxënësve në oborrin e shkollës

Sot nxënësit e të gjitha shkollave të Vlorës, Orikumit, Novoselës dhe Njësisë Qendër janë vendosur në dispozicion të takimeve të Ramës në Vlorë.

Asnjë orë mësimore nuk do të zhvillohet ditën e sotme, edhe pse takimi i Ramës me ta është në organizuar për në orën 13:00, nxënësit janë mbledhur nga mësuesit në pallatin e sportit që prej orës 09:30.

“Përdorimi i fëmijëve, detyrimi për të braktisur mësimin dënohet. Po kush do e dënojë?”,-shkruan një qytetare.

Advertisement