Connect with us

Politike

Partitë e vogla i propozojnë Begajt 4 Majin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare

Partitë e vogla i kanë propozuar presidentit Bajram Begaj datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme elektorale. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, pas takimit se me kreun e shtetit. Ai argumentoi edhe arsyet pse partitë e vogla propozojnë këtë datë.

“Ne propozuam datën 4 maj. Kushtetutat parashikon 15 prill-15 maj, më e arsyeshme për ne është maji përflitet që në 9 maj ka një aktivitet të madh me pjesëmarrjen e kryeministrave të Europës, mendojmë që data 11 është e papërshtatshme. besoj që do të takojë dhe të tjerët presidenti. Ne kemi dhënë propozimin tonë. Kemi bërë muhabet shtruar fare kemi një orë që flasim. Kushtetuta përcakton 4 të diela dy të prillit dy të majit, por data 11 mund të ndikojë konsiderueshëm në zgjedhje se i bie të mbyllet fushata në 9 dhe të mbledhë ata të Europës. Dhe kjo nuk është normale”.

I pyetur nëse është ky edhe mendimi i PD-së, Duka tha se PD do të vijë vetë në takim me kreun e shtetit dhe do të konsultohet vetë.

Presidenti Bajram Begaj nisi këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule. Takimi me drejtuesit e katër partive opozitare, LZHK, PR, PAA dhe PBDNJ në Presidencë zgjati rreth një orë.

Advertisement