Connect with us

Politike

“Partizani”/ Jamarbër Malltezi në GJKKO, kërkon revokim të masës së sigurisë

Dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në GJKKO për seancën gjyqësore për revokim të masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi në orën 14:00.

Ndaj Jamarbër Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani. Prej muajit nëntor të vitit 2023, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi.

Advertisement