Connect with us

Kronike

Partneri i kishte lënë vetëm 10 cent, ZBARDHEN detaje të reja nga vrasja e 30-vjeçares

Më shumë detaje janë mësuar lidhur me 30-vjeçaren e ekzekutuar në një banesë me qera ditore në Tiranë. Vajza ishte shtetase gjermane, dhe së bashku me partnerin e saj kishte hyrë në Shqipëri nga Rinasi në datën 19 shkurt. Prej afro 10 ditësh çifti ishte vendosur me qira ditore në banesën që ndodhet në rrugën “Gjon Muzaka”.

Gjaku i 30-vjeçares së pajetë është gjetur i tharë në dysheme, ndaj ka dyshime se vrasja e saj ka disa ditë që ka ndodhur. Ndërkohë në banesë nuk ka asnjë gjurmë të asnjë mjeti identifikimi. Kështu përveç moshës dhe kombësisë gjermane, nuk dihet më asgjë tjetër. Sipas fqinjëve, e reja dhe partneri i saj ishin dëgjuar duke folur në gjuhën arabe. E reja ishte praktikante e fesë islame, pasi banorët e zonës e kanë parë gjithmonë të mbuluar.

Mister mbetet shkaku i vrasjes së saj. Nga kontrolli që Policia ka bërë në banesë, nuk ka gjetur asnjë veç rrobave të saj dhe një monedhe “10 cent”, duke ngritur dyshimet se partneri i ka marrë gjithçka pasi e vrarë dhe mund të jetë larguar nga vendi. Aktualisht, Policia ka nisur nga puna për identifikimin e tij, por deri më tani nuk ka detaje të reja.

Advertisement