Connect with us

Politike

Pas afganëve, Rama strehon refugjatët e Italisë, Shehu: Rrezikon sigurinë kombëtare

Deputeti Tritan Shehu reagoi pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me homologen italiane për ngritjen e një qendre pritjeje për emigrantët në Shëngjin, duke theksuar se kreu i qeverisë përzë shqiptarët për ta mbushur vendin me refugjatë.

Ndërsa thekson se vendimi rrezikon sigurinë kombëtare, Shehu thekson se vendimi forcon kriminalitetit.

Reagimi i plotë:

Rama perze shqiptaret e mbush vendin me refugjate!
Ne nje kohe qe vecse ka mbushur Europen me refugjate shqiptare!
Nje veprim ky krejt i pa pergjegjeshem e i rrezikshem per sigurine tone kombetare.
Firmos sot me Kryeministren Meloni nje mareveshje per te ngritur ne territorin e Shqiperise qendra te vendosjes se refugjateve me nje kapacitet deri ne 36 mije ne vit.

Ve ne dispozicion te kesaj mareveshje territore te vendit e porte per devijimin e refugjateve drejt Shqiperise.
Shqiperia eshte nje vend i vogel, ne zbrazje te metejshme nga ky rregjim.
Nje vend me kriminalitet e korrupsion te larte e siguri te brishte.
Krijimi ne Shqiperi i qendrave te tilla per emigrantet ne pergjithesi rrezikon sigurine tone, forcimin e kriminalitetit.
Vendosja e tille, e refugjateve ne Shqiperi do te shtoje e forcoje edhe trafiqet me ata, qofte nepermjet Adriatikut drejt italise, si e trafikantet ne terresi.
Shqiperia mund te kete qendra te tilla vetem per refugjatet, qe jane apo kalojne nepermjet territorit te saj e jo te behet nje “depo” per ata, qe nuk kane te bejne me territorin shqiptar.
Rama nuk mund te nenshkruaje nje mareveshje te tille, pa asnje diskutim ne Parlamentin tone, se Shqiperia nuk eshte prone e tij.
Te tila veprime, qe bijen ndesh me interesat e mundesite tona, ndermeren nga ai vetem per interesa personale dhe ne funksion te shtimit te “jetes” se ketij rregjimi.
Ndermeren per fshehur qendrimet e veprimet e tij ndesh me parimet e BE, apo dhe vete ato te Italise mike.
Por rregjimet tashme nuk mund te “mbi jetojne” gjate ne kete vend…

Advertisement