Aktualitet
Pas ambasadës amerikane, reagon dhe ambasada britanike, ja thirrja që u bën palëve
Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, ambasada britanike nëpërmjet një reagimi në “Facebook” ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar duke u bërë thirrje palëve që të punojnë së bashku për një funksionim normal të Kuvendit.
Postimi i plotë:
Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.