Politike
Pas Berishës, Basha sjell nga Amerika LaCivita e tij euroatlantik

Kryetari i Partisë Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka angazhuar kompaninë amerikane Sonoran Policy Group, LLC, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas dokumentit të regjistruar në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së në kuadër të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), Basha paraqitet si një individ dhe jo si përfaqësues i një partie politike apo qeverie të huaj.
Në objektivin e kësaj marrëveshjeje thuhet se është rritja e ndërgjegjësimit për sfidat e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë funksionale dhe mbrojtjes së lirive themelore.
Me shumë gjasa, kontrata e lobimit bëhet për zgjedhjet e 11 majit.
Ndërkohë, Koalicioni Euroatlantik është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.
Ky subjekt politik është instrumenti ligjor me të cilin Demokratët Euroatlantikë, të drejtuar nga Lulzim Basha, do të përfaqësohen në zgjedhje.
Dokumenta bashkëngjitur

