Bota
Pas Covid-19, Kina “pushtohet” nga Norovirusi
KINË- Një pandemi tjetër ka shpërthyer në Kinë ditët e fundit. Bëhet fjalë për Norovirus-in, i cili ka mbërthyer rajonin jugperëndimor të Sichuan-it ku janë infektuar mbi 50 fëmijë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë raportuar se virusi i ri është ngjitës dhe mund të përhapet në të gjitha moshat.
Studiuesit thonë se ky virus mund të shkaktoj të vjella dhe diarre. Ndërkohë që në lidhje me këtë virs Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) është shprehur se fëmijët e infektuar janë të gjithë në gjendje të qëndrueshme dhe se po marrin trajtim në spital.
“Pas hetimeve epidemiologjike dhe testeve të acidit nukleik, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) konfirmoi se të vjellat ishin shkaktuar nga një infeksion norovirus. Të gjithë fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim në një spital me simptoma të lehta”, u shpreh CDC-ja.
Në nëntor të vitit 2019 në Kinë u shfaq për herë të parë koronavirusi. Ai u përhap me shpejtësi në të gjithë botën dhe se deri tani janë regjistruar 61,526,030 përsona povitiv ndërsa 1,441,419 të tjerë kanë humbur jetën.