Pinknews
Pas deklaratave se ka rënë në dashuri, Enca konfirmon lidhjen me djalin ‘misterioz’
Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar zëra se këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhiraj është një një romancë me një shtetas të huaj. Ka qenë vetë Enca që një muaj më parë ua ka vënë ‘kapakun’ këtyre thashethemeve përmes një postimi në InstaStory, teksa ka publikuar një foto në det ku shihej ajo e shtrirë në një dërrasë së bashku me një djalë, imazhin e të cilit nuk e ka bërë publike ndërsa shkruan: “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”. Mirëpo së fundmi këngëtarja dhe partneri i saj kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen. Një video të siguruar nga “Iconstyle”, të publikuar nga ky i fundit shihen qartë çifti duke shijuar pushimet së bashku. Ndërsa dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin në një moment dyshja puthen në buzë, teksa me këtë veprim ata konfirman lidhjen e tyre misterioze. Përveç muzikës Enca njihet edhe për pozat e saj provokuese, të cilat i ‘cmend’ fansat e saj të ‘zjarrtë’.