Connect with us

Pinknews

Pas deklaratës së bujshme që Gabriel Garko pranoi se është homoseksual, ja cili është i dashuri i tij

Bota ende nuk e ka marrë veten nga momenti kur Gabriel Garko pranoi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh. Ai gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Aduan.

Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false.

Mediat italiane duket se kanë zbuluar edhe identitetin e të dashurit aktual të aktorit.

Gaetano Salvi, 23-vjeç, është emri i të riut që i ka marrë zemrën Gabrielit.

Ai është nga Napoli dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Nuk dihet ende se sa kohë kanë me njëri-tjetrin, por edhe Gaetano është tepër simpatik.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *