Rajon
Pas dy ditësh në Bruksel do diskutohet teksti i statutit të Asociacionit
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka katur dje një takim në Beograd me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me draft-statutin e ri për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Lajçak më herët është takuar edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili ka konfirmuar se më 16 nëntor në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për draft-statutin e Unionit të Komunave Serbe.
“Pala jonë në Bruksel po shkon shumë mirë e përgatitur dhe me një ekip të veçantë ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e draft-statutit të Asociacionit, që është hapi i parë konkret drejt formimit të tij” – tha Petkoviç në një konferencë për media në Presidencën serbe.
Duke folur për takimin e tij me emisarin, Petkovic tha se “Sigurisht që të gjitha temat janë diskutuar në kuadër të marrëveshjeve që janë nënshkruar apo për të cilat është rënë dakord në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, dhe këmbënguli në dialogun, “si zgjidhjen e vetme të të gjitha problemeve”