Aktualitet
Pas dy ditësh të acarta, përmirësohet situata në vend/ 20 shkolla rifillojnë mësimin normalisht
Procesi mësimor do fillojë normalisht pas dy ditësh pezullim për shkak të motit të keq, kështu thuhet në një njoftim të Ministria e Arsimit dhe e Sportit.
Nesër rikthehet procesi mësimor në 20 shkollat e zonave rurale të Qarkut të Kukësit.
Pas ndërprerjes së reshjeve të borës dhe hapjes së rrugëve në fshatrat e bllokuar të njësive të larta administrative është vendosur që nesër të hapen shkollat për vijimin e procesit mësimorë.
Kujtojmë se MAS vendosi pezullimin e mësimit për ditët e hënë e të marte për shkak të kushteve të këqija të motit.
Zonat rurale u mbuluan nga bora, duke bllokuar rrugë të shumta që sollën pezullimin dy-ditor të procesit mësimor.