Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Pas dyerve të mbyllura në PD, Berisha: Do kemi burgosje e sakrifica, kthim pas nuk ka

Gjatë debateve me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Foltores, Sali Berisha përsëriti qëndrimin se me nisjen e aksionit opozitar që parashikon dhe protesta, nuk do të ketë kthim pas deri në rrëzimin e Edi Ramës. Sipas Berishës, opozita do të përballet me shumë sakrifica gjatë rrugës së saj, deri në burgosje, por nuk do të ndalojë deri në përmbushjen e misionit të saj. “Protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave.  Në parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet Hetimore s’na i lejonte. Ne do e vazhdojmë betejën në Kuvend. Ramës do t’i bëjmë betejë në çdo skaj të vendit. Do kemi burgosje, sakrifica, por s’kemi rrugë tjetër veç betejës. Nuk bëhemi shumë pa nisur beteja. Kemi ndenjur 2 muaj 500 vetë dikur në Bulevard. Ta kemi të qartë, nuk ka kthim pas deri në realizimin e qëllimit”, tha Berisha.

Advertisement