Bota
Pas Egjiptit, Turqia shpall 3 ditë zie për viktimat në spitalin e Gazës
Turqia do të shpallë tre ditë zie pas sulmit vdekjeprurës në spitalin në Gaza, ku humbën jetën rreth 500 persona. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin për “goditjen e spitalit që strehon gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm” dhe i kërkoi botës të ndalojë tragjedinë në Gaza, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë edhe Presidenti Abdel Fattah El-Sisi ka shpallur tri ditë zie të përgjithshme në të gjithë Egjiptin pas një sulmi në spitalin Al-Ahli në Gaza.
Bombardimi i Spitalit Arab al-Ahli ka shkaktuar një valë zemërimi dhe protestash në të gjithë Lindjen e Mesme, me protestues që dolën në rrugë në të paktën tetë vende për të dënuar sulmin vdekjeprurës.