Pinknews

Pas eleminimit nga “BBVIP”, Lediona Xheladinaj zbulon fituesin, dhe jo nuk është Juli

Lediona Xheladinaj mbrëmjen e djeshme u eleminua nga “Big Brother VIP”, pas një nominimi “kokë më kokë” me Ilnisa Agollin.

Fati këtë herë nuk deshi që të ishte në anën e saj, sepse bileta e fatit shkruante vetëm “vajtje” dhe nuk kishte të drejtë të rikthehej më në shtëpi.

Me të mbërritur në studio, gazetarja u vë përballë disa pyetjesh nga moderatori i këtij reality shoë, Ledion Liço, ku ndër to ishte se kë shikon Lediona si fitues të këtij sezoni të “Big Brother VIP”.

“Egla” tha gazetarja, emër ky që nuk pritej aspak nga publiku sepse ajo gjatë qëndrimit në këtë shtëpi nuk kishte një marrëdhënie të mirë me aktoren, por ishte në një “ekip” me Julian Dedën dhe Erjola Doçin.

Megjithatë duke përfshirë edhe Ledionën, të gjitha vajzat në “BBVIP” janë të mendimit se këtë sezon “BBVIP” duhet ta fitojë një femër.

TRENDING

Exit mobile version