Connect with us

Kronike

Pas kallëzimit të vëllezërve të kandidates së PS, Policia e Lezhës shpall në kërkim 2 persona (Emrat)

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri familjarët, konkretisht babain e kandidates së PS në Dajç, Klotilda Ndreca se do i marrin peng.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin e babait të Klotilda Ndrecës, ndërsa denoncimi u bë ditën e sotme nga kryetari i PS në Lezhë Ermal Pacaj.

Policia sqaron se familjarët e Klotildës, fillimisht janë ndjekur me makinë nnga këta dy persona dhe në fshatin Dajç i kanë kërcënuar me armë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga 2 automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases Klotilda Ndreca.”

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se autorë të kanosjes janë shtetasit Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe dokumentuarme prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti.”, njofton policia.

Advertisement