Aktualitet
Pas masës nga SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj jep dorëheqjen
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK.
Ilir Beqaj akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim në lidhje koncesionin e sterilizimit.