Connect with us

Sport

Pas Milanit, edhe Inter triumfoi me përmbysje në Seria A

Interi triumfoi me përmbysje 3 me 2 ndaj Monzës së vendit të fundit, në një duel që rezultoi tepër i vuajtur për zikaltrit.

Miqtë e Alesandro Nestës, arritën të kalonin në avantazh të dyfishtë në minutat 32 dhe 44, falë golave të Birindelit dhe Keita Balde, ndërkohë që reagimi i kampionëve në fuqi ishte i menjëhershëm, duke ngushtuar diferencën në minutën e 45+1 me Arnautoviç.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 2, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës, Interi shënoi edhe 2 herë të tjera.

Fillimisht ishte Çalhanoglu që në minutën e 64-t, realizoi një gol spektakolar, ndërkohë që autogoli i futbollistit grek Kiriakopulos, “vulosi” përmbysjen e zikaltërve.

Ky ishte triumfi i 18-të i Interit në kampionat, duke kryesuar me 61 pikë, 4 më shumë se Napoli i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak.

Advertisement